November 26, 2022
Portali Shprehja

Maldini tremb Milan-in, super Giroud i dhuron fitoren në fund dhe ndëshkohet me të kuq (Pamjet)

Milan ka marrë një fitore 2-1 shumë të rëndësishme dhe shumë të vuajtur kundër Spezia-s në javën e 13-të të Serisë A dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes.

Skuadra e Pioli-t e ka nisur shumë mirë ndeshjen duke shkuar disa herë afër golit dhe duke goditur traversën me Krunic në minutën e 16-të.

Në minutën e 21-të ka ardhur goli i vendasve i shënuar nga Theo Hernandez pas një asisti shumë të bukur nga Bennacer. Megjithatë, festa ka filluar pas pesë minutash pas një kontrolli të gjatë të VAR për një pozicion jashtë loje që ka irrituar San Siro-n.

GOLI I THEO HERNANDEZ – VIDEO

Në pjesën e dytë ka ardhur befasia për Milan-in. Spezia, në fakt, ka barazuar në minutën e 59-të dhe e ka bërë me një super gol të Daniel Maldini-t, djali i legjendës Paolo, i cili është i huazuar te Spezia.

GOLI I MALDINI – VIDEO

Djalli është kthyer në avantazh në minutën e 65-të me një gol të jashtëzakonshëm të Sandro Tonali-t, por që është anuluar nga VAR për një faull të shkaktuar në ndërtimin e aksionit.

GOLI I TONALI – VIDEO

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1 ka ardhur një gol i mrekullueshëm i Olivier Giroud, që ka fiksuar shifrat në 2-1 dhe i ka dhuruar tri pikët skuadrës së Pioli-t. Francezi është ndëshkuar me karton të kuq më pas për shkak se ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas heqjes së fanellës në momentin e festimit të golit.

GOLI I GIROUD – VIDEO

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment