July 3, 2022
Portali Shprehja

Maldive, New York, Riviera Franceze…; ja ku po i kalojnë pushimet kampionët e Milanit

Nëse Pioli iu ka qëndruar besnik psuhimeve në “Forte dei Marmi”, Leao është rikthyer në Lisbonë, te miqtë e tij të vjetër. Giroud po pushon pranë liqenit Garda, ndërsa Krunic u martua. New York, Riviera Franceze, Liqeni Garda…. Le të shkojmë të shohim se si po i kalojnë pushimet disa nga kuqezinjtë kampionë të Serie A, duke filluar nga trajneri.

Tact Watches

Stefano Pioli
Stefano Pioli është në “Forte dei Marmi”. Gjithmonë aty. Prej njëzet vitesh ka një shtëpi me qira në Versilia dhe do të vazhdojë të shkojë atje me gruan e familjen sa të jetë gjallë. Kësaj here ka me vete edhe trofeun e kampionit, e bërë tatuazh në krah. “Më mungojnë djemtë kuqezinj”, – tha ai në një intervistë për “Gazzetta”.

Davide Calabria
Sezonin e ardhshëm do të bëhet kapiten i Milanit. Calabria do të trashëgojë shiritin e Alessio Romagnolit. Për t’u çlodhur pak, ai zgjodhi Maldivet së bashku me mikun e tij të fëmijërisë dhe ish-shokun e skuadrës Patrick Cutrone (në pronësi të Wolverhampton), me të cilin ndanë të njëjtën rrugë.

Sandro Tonali
Sandro Tonali ka zgjedhur New York-un për të “karikuar bateritë” pas një sezoni të gjatë e të lodhshëm, në shoqërinë e të dashurës së tij Giulia Pastore. Ajo postoi të gjitha fotot në Instagram: Manhattan, memoriali i 11 shtatorit, një “hot dog” në “Empire State Building” e kështu me radhë.

Rade Krunic
Boshnjaku u martua më 27 maj me Ivanën dhe më pas u nis në muajin e mjaltit. Para disa ditësh, së bashku me disa miq kanë shkuar në një koncert në Beograd. Njëra nga dy fotot e fundit të Rade është me një gazetar serb për një intervistë.

Alexis Saelemaekers
Një udhëtim në Montecarlo. Jo aq larg. Anësori belg, një nga nxënësit e Piolit që kur ai mori detyrën në Milanello, ka zgjedhur detin dhe Bregun e Azur për të “hequr prizën”. I ardhur si i panjohur në janar 2020, ai sot është kampion i Italisë me 36 ndeshje të luajtura e një gol të shënuar.

Rafael Leao
Bairro Alto, Lisbonë. Rafael Leao, pas një sezoni ëndrrash, ka zgjedhur të shkojë në shtëpi dhe të kalojë pushimet me miqtë e tij të vjetër. Një nga postimet e fundit e shihte si protagonistin e një sfide futbollistike me pesë lojtarë.

Olivier Giroud
Disa ditë i kaloi në liqenin Garda, më pas drejt e në Francë, në shtëpinë e tij. Olivier Giroud kaloi disa ditë në qytetin me pak më shumë se një mijë banorë në provincën e Brescia, i famshëm për pemët e limonit dhe vajin e ullirit.

.

Të Ngjajshme

Penelope Cruz dhe Javier Bardem në derën e shtëpisë, Albiol zbulon rrengun që i bëri Casillas

admin

Operacioni 60 milionë që komplikon panet e Milan-it

admin

“Inter është favorite për një arsye”, Panucci: Absurde të vihet në diskutim një si ai

admin

Leave a Comment