September 18, 2020
Portali Shprehja

Malësori i shkruan Dritan Abazoviqit: Të shkruaj si vëlla, mos harro se mbi te gjitha je shqiptar

Letra dhe propozimi im per Dritan Abazoviqin,si bashkekombas e si shqipetar nen Mal te Zi.Kete leter me kete propozim ia dergova ne faqen e tij personale.

DRITAN,JEP DOREHEQJE NGA PARTIA MALAZEZE DHE BASHKOJU ME KOALICIONET SHQIPTARE.ESHTE MOMENTI I DUHUR!

Pershendetje Dritan. Shpresoj se je mire familjarisht. Une jam Malesori,kengetar shqiptar nga Malesia,por jetoj ne Prishtine që 19 vite.

Edhe pse nuk jemi prej te njejtit vend,une ty te kam bashkekombas e bashkevendas,sepse neve si shqiptare na ka bashkua,perpos gjakut tone,edhe tradita e hapesira e perbashket,e ti e une e kemi edhe nje te perbashket ekstra,e ajo është se jemi shqipetare nen Mal te Zi,ti nga Ulqini e une nga Tuzi, Malesia.

Ndoshta nuk kam drejte me te shkrua ne kete menyre sepse,me kene i sinqert me ty,kurr nuk i kam votua partite tjera ne Mal te Zi,perpos partite shqiptare,qe do te thote se kurr nuk ta kam dhane voten ty. Nuk ma lejon krenaria ime kombetare me votua tjeterkan, as shqiptarin qe eshte ne partite qytetare(lexo malazeze), bile i kam votua shqiptaret edhe atehere kur partite tona nacionale ishin skajshmerisht te perçara, por edhe atehere kur u rritsha e u shkollojsha ne Podgorice ne gjuhen jo amtare,qysh se kam drejte vote.Por si vella shqiptar qe jam me ty,e ndjeva si detyre me te shkrua e me ta dhane nje propozim…

Dritan, ti e une e kemi edhe nje gje tjeter te perbashket. Me sa kam degjuar, ti je shkollua ne Podgorice e ne Sarajeve, ndersa une ne Podgorice e ne Prishtine. Prap e kemi te perbashket shkollimin tone ne Podgorice, ku mund te ishe ni fare shqiptarit, por ku duhej me e kalua ate pune si ne heshtje, e ne ate menyre te pranojshin edhe ne shoqni, edhe ne institucione, por edhe imazhin e kishe ndryshe si nxenes e student.

Per te dal haptas me krenarine time kombetare, e per mos me mbet gjithmon ni lloje shqiptarit ne heshtje ne Podgorice, une kam dal ne Prishtine per ti ndjek studimet ne universitetin shqiptar. Ta permenda identitetin e shqiptarit ne heshtje, sepse me te thane te drejten i tille me dukesh tash qe je politikan i suksesshem ne partine malazeze i se ciles je ti udheheqes, dhe te tille jane secili shqiptar qe eshte ne nje funksion e pozite sado pak te larte ne ate shtet, me perjashtim te atyne qe kane mberri diçka fal perpjekjeve e qendreses dhe veprimit te tyne ne vijen kombetare.Ate shqiptarin ne heshtje duhet ta shendrrojme ne shqiptarin krenar ne shtetin e pavarun malazez!

Une e di qe ti i takon opozites, dhe une çdohere kur kam votua per shqiptaret kam shpresua dhe besua qe vota ime do te jete poashtu opozitare e kurrsesi ne favor te Gjukanoviqit, por megjithata nuk kisha pas deshire qe te rreshtohem kurr ne nje vije me ate pjese te opozites qe eshte pro-serbe,pro-ruse, malazeze antishqiptare, por as me qeverine e Gjukanoviqit qe une poashtu gjithmon kam mendua qe eshte anti interesave tona nacionale ne Mal te Zi, pavaresisht premtimeve, ”reformave” dhe qendrimit te tij pro-perendimor.

Per ne shqiptaret nuk paraqet rrezik vetem ana pro-ruse e serbe, por poashtu edhe ata qe jane te veshun ne petkun e demokracise e qe ne nje ane e shtrijne doren e bashkepunimit me Shqipnine e Kosoven e ne anen tjeter na shkelin ne shqiptaret qe jemi nen ate shtet, duke ndermarr aksione famkeqe antishqiptare sikur “Fluturimi i shqiponjes” ne vitin 2006, duke na quajte terrorist, duke na akuzuar qe po krijojme “Shqipni te madhe”, e cila kurr ska ekzistua si term te ne shqiptaret, perpos termit Shqipni, me te cilin i kemi nenkuptua dhe identifilua te gjitha trojet tona etnike qe na kane takua dhe na takojne me plote drejte!

Une e di qe keto dite je nen presion te madh, mas rezultateve qe dolen nga zgjedhjet.Por poashtu sikur ti jemi nen presion edhe te gjithe shqiptaret pavaresisht se ku jetojne. Me kene i sinqerte me ty,mua nuk me bahet von se çka do te ndodh me Malin e Zi, se nuk eshte shteti im ai, dhe une si shqiptar kam perjetua zhgenjime te medha ne ate shtet si te pavarun, por me intereson shume se çka do te ndodhe me ato trojet tona(tuat e te mijat)te shejta shqiptare qe gjenden nen ate shtet dhe une e di qe fati yne varet shume nga politika dhe karakteri qe ka ai shtet.

Nuk jam injorant, as sjam aqe arrogant per mos me e kuptua se shteti i sotem malazez u rreshtua me bllokun e shteteve perendimore dhe ne NATO. Por kurr nuk e kuptoj se pse e ndihmojne shqiptaret Malin e Zi aqe shume, bile shkojne aqe thelle sa qe edhe i falin teritore dhe i mshelin syte kur shkelet populli shqiptar ne ate shtet. Zakonisht merrja pergjigje se “ai shtet e pranoi edhe pavaresine e Republikes se Kosoves” dhe aty ndoshta mund ti kete do merita te zbehta ne raport me shqiptaret.

Disa tjere bile e shihnin Malin e Zi te pavarun e perendimor sikur nje reform e nje nisme per kthim ne identitetin iliro-arberor te malazezve, meqense principata e Zetes, te ciles i referohet Mali i Zi si shteti i pare i tyne, ishte arberore e jo sllave.

Stefan Cernojeviqi ishte pjesemarres i Lidhjes se Lezhes nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, ndersa djali i Stefanit – Ivani ishte nipi i Skenderbeut, atij heroit te madh arberor e shqiptar te cilin ti e pate quajte padrejtesisht se eshte “femije nga nana e baba serb”.

Nuk mund te ishte serb Skenderbeu as Lidhja e Princave te Lezhes,sepse i takonin identitetit iliro-arberor e kisha e tyne e asokohe ishte e orientimit dhe karakterit perendimor e kurrsesi sllav!Egzistojne faktet!

Je opozitar, dhe une e respektoj ata. Don ndryshime, dhe une e respektoj edhe e kuptoj ata…por une te kisha propozua qe te JAPESH DOREHEQJE NGA PARTIA MALAZEZE SE CILES I TAKON, DHE TE BASHKOHESH ME PARTITE SHQIPTARE! Kjo do te te kishte shpetua edhe ty si politikan e si shqiptar. Krejte Shqiptaria i ka syte e hapun te ti, e ne anen tjeter syte nga ti i kane edhe blloku opozitar pro-serb,si dhe blloku pro-malazijat Gjukanoviqi.

Serbet e çetniket kane fillua festen me flamujt e tyne famkeqe, me tre gishta te ngritun larte dhe me shprese qe kisha e tyne fashiste do ti marr punet ne dore.Ne anen tjeter Gjukanoviqi pret nga ti me e “shpetua Malin e Zi”. Ti je reformist opozitar por jo pro-serb,dhe po degjohen zerat se nese shkon ne koalicion me Gjukanoviqin do te zhduket dal ngadal partia jote nga egzistenca, meqense e zhgenjen elektoratin tand. Zgjidhja ma e mira e ma e natyrshmja per ty Dritan eshte qe me dhane doreheqje nga ajo parti edhe pse je udheheqes i saje, dhe me u bashkua me njerin nga koalicionet shqiptare!

Pse me na mbet neve gjithmon me i “shpetua” ata!?Me çka na e kane shperblye deri tash!? Keshtu nese bahesh pjese e partive shqiptare, askush sdo te ta merr inati, nga askush nuk do te rrezikohesh, askush ska me te quajte “tradhetar”! Ata,sllavet,kane me thane “Hajt se asgja e re,veç shkoi te ata te tij”.Kur te bahesh me shqiptaret atehere vendosni sebashku çka me ba, varesisht nga interesi yne nacional!Nuk do te perfundoj kariera jote si politikan ne ate menyre,perkundrazi do ta marresh mbeshtetjen e madhe nga shqiptaret ne tana ane,sot e ne te ardhmen.Do ta marresh mbeshtetjen e diaspores sone, ku bajne pjese do njerez jashtezakonisht te mire, e te ndershem. Besom Driton,e kam nje pervoje jashtezakonisht te bukur me popullin tone shqiptar, ani pse si kengetar.

E di qe do te thuash “Ti merru me kenge e hiqu ketyne puneve”, por une nuk te shkrova si kengetar por si bashkevendas e bashkekombas. Nuk beje pjese ne asnjeren nga partite politike,perpos qe jam kene dhe jam simpatizant dhe mbeshtetes moral i partive nacionale shqiptare. Te uroj shendet e gjithe te mirat. Mos harro se mbi te gjitha je Shqipëtar,e ajo pune nuk eshte e vogel

Të Ngjajshme

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit

admin

Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

admin

Shqipëria ofron zgjidhje për ndarjen e detit Jon me Greqinë

admin

Leave a Comment