July 28, 2021
Portali Shprehja

Mali Sharr, park kombëtar, Nuredini: Hap historik për mbrojtjen e Sharrit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot ka shpalosur më shumë detaje rreth shpalljes së Malit Sharr park kombëtar. Nuredini me këtë rast tha se me miratimin e këtij ligji vihet nën mbrojtje dhe mundësohet krijimi i sistemit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit.

“Do të kufizohet zona, por edhe do të krijohet lidhje me parqet tjera me të cilat kufizohet. Do të themelohet institucion përkatës dhe do të sigurohet roje. Të gjitha aktivitetet do të parashihen në planin e menaxhimit, i cili duhet të miratohet brenda një viti. Tashmë kemi siguruar fonde dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian për ruajtjen e natyrës”, tha Nuredini.

Ai shtoi se Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me Parkun Kombëtar Mavrova, Parkun Kombëtar Sharri në Kosovë dhe Parkun Natyror Korab në Shqipëri.

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Leave a Comment