Erling Haaland shënoi 5 gola kundër Leipzig në ndeshjen e kthimit ku Qytetarët fituan 7-0 ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Gundogan dhe De Bryne 90+2. Kështu Man City siguron kualifikimin në çerekfinale.
Erling u bë vetëm lojtari i tretë në histori që shënon një 5 në një ndeshje të vetme në Champions League. I pari ishte Leo Messi, i cili shënoi 5 gola ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e fazës së grupeve të 12/13 Champions League, ndeshja përfundoi me rezultat 7-1. I dyti ishte braziliani Luiz Adriano, i cili realizoi 5 gola ndaj BATE Borisov teksa luante për Shakhtarin. I treti tani është Haaland.
HAALAND SHOW! Nata e madhe e tij dhe ne fushe golat nuk ndalen… Manchester City e ka nisur direkt fort ndeshjen ne Angli ndaj Leipzig, teksa pasi kane kaluar 22 minuta eshte ndezur Erling Haaland. Ne harkun kohor te dy minutave, sulmuesi norvegjez ka shenuar dy gola.
Fillimisht duke shenuar nga pika e bardhe e penalltise, pasi arbitri kryesor zbuloi një krah te topi nga Henrichs pas një goditjeje me kokë nga Rodri. Penallti për Citizens dhe karton i verdhë për mbrojtësin e Leipzig.
Me pas ka ardhur edhe goli i dyte. De Bruyne gjuajti një top te forte nga buza e zonës duke goditur traversën. Topi kthehet aty ku Haaland me një goditje me kokë shënon 2-0… Por duket se mbremja e Haaland do te jete spektakolare sic na ka mesuar! Në zhvillimet e një këndi, Dias godet me kokë dhe topi prek shtyllën. Topi kërceu në vijë dhe më pas u dërgua në portë nga Haaland i cili shënoi hat-trick.
Por, pjesa e dyte eshte hapur si e para dhe norvegjezi nuk ndalet me golat! Pas golit te Gundogan per 4-0, edhe dy here te tjera ka shenuar sulmuesi norvegjez. Jane
38 gola ne 36 ndeshje tashme dhe 32 gola ne Champions League. Ai ka kaluar Kaka, Eto’o, Grizemann dhe Rooney.
Erling Haaland është lojtari më i ri që ka shënuar 30 gola të UCL, duke thyer rekordin e Kylian Mbappé!Erling Braut Haaland bëhet lojtari i DYTË i aftë për të shënuar 5 gola në një ndeshje eliminatore të Champions League pas Leo Messi (2012, 7-1 vs Bayer Leverkusen). Çfarë kanë të përbashkët? Trajnerin!
Interit i mjafton nje barazim 0-0 ne Oporto ne nje ndesbhje ferri ku skuadra portugeze iu afrua golit sidomos ne pjesen e dyte me te pakten 4 raste per gol, mes shtyllave dhe nje topi te pritur thuajse ne linje nga Dumfries…
QUI DOVE ANDRE ONANA HA DECISO DI PORTARCI AI QUARTI DI CHAMPIONS SENZA SUBIRE GOALpic.twitter.com/YRm5HjZgh2
— Matthew (@Matthewjumped) March 14, 2023
.