Chelsea-Manchester City ishte supersfida e sotme ne Premier League dhe verdikti i ka buzeqeshur djemve te Guardiolas qe i japin mesazhin Arsenalit kryesues. Sfida eshte zhbllokuar ne pjesen e dyte me miqte qe kane kaluar ne avantazh dhe kane ruajtur ate gol te shtrenjte…
Një pjesë e parë mjaft e mërzitshme përfundoi pa gola në Stamford Bridge mes Chelsea dhe Manchester City. Pak raste nga të dyja palët, më e qarta në finale me shtyllën e goditur nga Chukwuemeka. Më mirë blutë në pjesën e parë.
Ne pjesen e dyte City e nisi me fort dhe te shtynte perpara. Keshtu Haaland shperdoroi por sidomos Ake ishte i pafat. Goditje me kokë nga afër nga holandezi që gjen plotësisht shtyllën. Çfare mundësie e humbur!
Megjithate, do te ishte Thiago Silva ai qe do te kishte shansin me te mire per blute e Potter, duke mos shfrytezuar pasimin e arte te Havertz. De Bruyne pergjigjet me nje silure dhe topi del ngjitur me shtyllen.
Dhe pikerisht pas ketij rasti do te vije goli i organizuar bukur me nje dalje te City qe sheh De Bruyne por edhe Grealish protagonist qe asiston ne shtyllen e dyte aty ku topi kalon gjithe zonen dhe perfundon ne kembet e Mahrez qe e ka te lehte te kaloje Cityn ne avantazh.
.