August 16, 2022
Portali Shprehja

Man. Siti dhe Juventusi, gati të ekzekutojnë super shkëmbimin!

Duke pasur parasysh dëmtimet e Pogba-s dhe Mekkenie në mesfushë, Juventusi mund të kthehet së shpejti në merkato, në kërkim të një përforcimi të ri në atë repart, ku tashme duhet te fuqizohet pasi në rast se mungesat do të jenë më shumë se 1 muaj, do të humbisnin disa ndeshje.

Me largimet e mundshme të Arturit dhe Rabiotit, në fakt “bardhezinjtë” do ta gjenin veten pa titullarët për fillimin e sezonit të ri. Ideja e fundit, sipas “Tuttosport”, do të çonte te Ilkay Gundogan i Man. Sitit, të cilit kontrata i skadon në pak më pak se një vit.

Problemi kryesor megjithatë është angazhimi i gjermanit, i barabartë me atë të një lojtari të nivelit të lartë dhe jo një alternativë e thjeshtë. Pra, Juventusi po i vjen zgjidhja nga Britania e Madhe për mesfushën, pas dëmtimeve të Pogba dhe Mekkenit.

Man. Siti është i interesuar në shkëmbimin e dy mesfushorëve. “Qytetarët” janë gati të ofrojnë Ilkay Gundogan, për të marrë në këmbim brazilianin Artur. Braziliani i ka pelqyer Pep Guardiolas qe kur shkoi te Barcelona nga Gremio. Ky i fundit shihet si i tepërt te Juventusi dhe për “bardhezinjtë” mund të jetë një lëvizje e mirë.

.

Të Ngjajshme

Sot pasdite priten reshje shiu! Ditëve tjera vijon i nxehti “përvëlues” në Maqedoninë e Veriut

admin

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Nga e enjtja rikthehet vapa, priten të arriten temperatura mbi 40 gradë

Leave a Comment