Manaj – Barcelona B, marrëveshja në rrezik

loading...

Pak ditë më parë mediat spanjolle dhe më konkretisht ato katalanase e bënë fakt të kryer kalimin e Rey Manaj te Barcelona për llogari të Barcelonës B, por kanë kaluar rreth 10 ditë nga konfirmimi i mediave spanjolle dhe ende ky transferim nuk është zyrtarizuar.

Por, ai që ka frenuar tratativat ka qenë zëvendës presidenti i Albacete, i cili ka theksuar se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

“Barcelona na e ka bërë të ditur interesimin, por deri më tani nuk ka pasur asgjë më shumë dhe nuk mund ta dimë se si do të rrjedhin situatat”, u shpreh zëvendës presidenti i Albacete.

Mbetet për t’u parë nëse Manaj do arrijë të përfaqësojë një klub të madh, teksa do kishte në këmbët e tij një nga mundësitë më të arta në karrierë.

loading...

Të ngjajshme

Ekipi i xhudos së Kosovës në pullën postare të Japonisë

shprehja

E turpshme: Thyhen autobusët e tifozëve të Yllit e dëmtohen makinat private të tifozëve të Pejës

shprehja

Telashe në NBA – skuadrat kundër rikthimit në parket

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë