December 1, 2020
Portali Shprehja

Manastirliu: Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët nga Kovid-19 në rajon dhe Evropë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mbajti konferencën e përjavshme për shtyp në lidhje me situatën nga pandemia e Covid-19 në vendin tonë. Pasi bëri një rezyme që nga nisja e rasteve të para me Covid, Manastirliu u shpreh se pavarësisht rritjes së rasteve në javët e fundit, Shqipëria vijon të ketë incidencën dhe numrin e fataliteteve më të ulët në rajon dhe Europë.

“Aktualisht kemi të konfirmuar me koronavirus, 29837 raste duke prodhuar një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë. Kjo është më ulëta në rajon dhe Europë. Shtimi i rasteve të konfirmuar ka shkaktuar dhe një rritje të mesatares së rasteve javore. Është rritur dhe numri i rasteve aktive që tashmë janë mbi 14 mijë. Kemi 646 humbje jete. Është më e ulëta në rajon. Në këtë javë kemi pasur një numër të madh fatalitetesh që janë grupmosha mbi 65 vjeç. Kemi 420 shtretër të zënë në struktura spitalore. Spitali Covid-4 është gati nëse 3 strukturat e para plotësohen. Vlerësoj punën e mjekëve dhe infermierëve që janë përfshirë maksimalisht në mbështetjen e ruajtjen e çdo qytetari”, tha Manastirliu.

Duke shpjeguar dy skemat e trajtimit ambulator me barna, Manastirliu vendosi theksin në rolin kyç të mjekut të familjes. Ajo deklaroi se mjeku i familjes në bazë të zhvillimit të sëmundjes do të lëshojë recetën për barnat me rimbursim për pacientët e infektuar me Covid-19. Ministrja i bën apel të gjithë qytetarëve që të ndjekin vetëm udhëzimet e mjekut të familjes të cilët do i përcaktojnë dhe ekzaminimet që do të ndërmarrin apo dhe nëse do të kenë nevojë për një trajtim të specializuar. Nga ana tjetër, Manastirliu deklaroi se terapitë me medikamente duhet të shkojnë në të njëjtën linjë me indikacionet dhe jo të bëhet rimbursimi për çfarëdolloj ilaçi.

”Më shumë se 70% e rasteve, kategoritë prioritare që janë me simptoma të caktuara dhe futen në mënyrë urgjente, objektivi është të kemi një kohë sa më të shpejtë në marrjen e kësaj analize. Asnjë qytetarë nuk do mbetet pa u trajtuar. Nuk ka një terapi të shënjestruar për Covid-19 por vetëm medikamente për simptomat. Paketa e rimbursimit nuk u mendua dje dhe u financua sot. Paketa e mbështetjes së qytetarëve me terapitë e barnave, ka gjithashtu terapi të cilat rimbursohet dhe për sëmundjet virale. Askush nuk ka mbetur i pandihmuar nga shteti. Ne kemi qëndruar afër të gjithë qytetarëve duke i mbështetur për shëndetin e tyre. Terapitë nëse nuk shkojnë drejt me incikacionet se duhet atëherë nuk është mirë. Nuk është vetëm që hajde rimbursojmë ilaçet por mbi efikasitetin e tyre. Mënyrën e trajtimit e vendos vetëm mjeku. Jemi në prag të festave kombëtare dhe ato të fundvitit. Patriot do të jetë ai që qëndron pranë familjes në shtëpi dhe jo duke u grumbulluar”.

Të Ngjajshme

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

admin

Kushtetuesja vendos për fatin e qeverisë Hoti, seanca në transmetim të drejtpërdrejtë

admin

BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shtyhen edhe për Maqedoninë

admin

Leave a Comment