10 C
Skopje
October 17, 2018
Offside

Manchester United e nis kampionatin me këmbën e mbarë…

Manchester United e ka nisur me fitore këtë edicion të Premier League, pasi ka mposhtur 2-1 Leicester City në “Old Trafford”, në një ndeshje pa shumë emocione, por që i jep tre pikë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho, që ka pasur një verë të varfër në merkato dhe rezultate.

Episodi që vendosi jo pak në fatet e ndeshjes hapëse të kampionatit anglez erdhi pas 75 sekondash lojë kur topi i goditur nga Alexis Sanchez u ndal nga dora e Daniel Amartey dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh.

Kapiteni Paul Pogba shënoi nga pika e bardhë e 11-metra, ndërsa golin e dytë për “djajtë” e realizoi Luke Shaw, gjashtë minuta para fundit kur lëvizi bukur në zonën mike, pas topit të marrë nga Juan Mata dhe mposhti portierin Schmaikel.

Në minutën e fundit të ndeshjes, gjatë një episodi fatlum Jamie Vardy ngushtoi diferencën për Leicester, por ishte shumë vonë për të prishur festën e United.

Kjo ishte humbja e tetë për Leicester në nëntë ndeshjet e fundit në stadiumin “Old Trafford” që konfirmohet si “mace e zezë” për ta.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

“Edhe Messi vuan te ky Manchester United…!”

shprehja

“Sikur nuk luanim ndaj kampionëve, por ndaj një France të frikësuar,” flasin protagonistët e Gjermanisë

shprehja

Low: Ishim në një nivel me kampionët, po të ishim treguar pak më të zgjuar…

shprehja