May 28, 2022
Portali Shprehja

Manchester United flak… shërbëtorin besnik. Reagim i ashpër nga ana tjetër: 20 vite djersë dhe lot, 4 trofe, 3 gola në finale dhe… as lamtumirë!

Historitë e të lindurve dhe të rriturve në një klub futbolli nuk janë gjithmonë të lumtura. Janë të paktë ata që mund të mburren në karrierë si “futbollist i një klubi”, si Francesco Totti te Roma apo Paolo Maldini te Milani.

Ka shumë raste të tjera në të cilat, herët a vonë, ai lloj kordoni i kërthizës pritet. Kjo ndodh ose ngaqë lojtari nuk respekton pritshmëritë e klubit, ose sepse ekipi nuk është në gjendje ta mbështesë atë në zhvillimin e karrierës.

Tact Watches

Kur ndaheni pas një jete së bashku, është e vështirë ta bëni atë në një mënyrë miqësore. Dhe për ta vërtetuar këtë shërben lamtumira e hidhur e Jesse Lingard me Manchester United. Kontrata e anglezit, i cili do të mbushë të tridhjetat në dhjetor, skadon në qershor dhe në “Old Trafford” askush nuk ka menduar t’i ofrojë sulmuesit rinovimin.

Një zhgënjim i madh, duke pasur parasysh se Lingard ka lindur në “Warrington”, 30 kilometra larg Manchesterit, por mbi të gjitha pasi djali ka qenë pjesë e “Carrington” qysh kur ishte ende në shkollën fillore.

Ai iu bashkua Manchester United vetëm 9 vjeç, kaloi nëpër zinxhirin e ekipeve të të rinjve nën vështrimin e dashur të Sir Alex Ferguson, më pas disa huazime dhe në fund kthimi mbi baza të përhershme në ekipin e parë më 2014.

Lingard, megjithatë, nuk ka qenë kurrë më shumë se një alternativë e mirë për këdo që ka drejtuar “Djajtë e Kuq” ndër vite. Dhe tani klubi ka vendosur se nuk ka më nevojë për… shërbëtorin e tij besnik.

Një injorim pa e futur në fushë as në ndeshjen e fundit të sezonit në “Old Trafford”, atë ndaj Brentford, në të cilën lojtarë të tjerë, në hapin e lamtumirës si Mata apo Matic mundën të përshëndeten me publikun vendas.

Mjaft për ta zemëruar familjen e futbollistit, veçanërisht vëllain e tij. Ky i fundit, siç raporton “Daily Mail”, ka shprehur gjithë zemërimin e tij përmes Instagramit: “20 vjet gjak, djersë dhe lot, 4 trofe, 3 gola në finale të kupave dhe as një lamtumirë. Nuk jam i befasuar që Manchester United, sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Konferencës.

Aty udhëheqin njerëz pa klas minimal. Dhe njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Ai ishte atje që 9 vjeç dhe nuk mundi as të përshëndeste fansat. Bravo vëllai im, familja jote është krenare për ty!” Fjalë të ashpra, por ndoshta shumë fansa do të pajtohen me to…

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment