June 5, 2023
Portali Shprehja

Manchester United përgatit ofertën e parezistueshme për dy yjet e Barcelonës

Manchester United po përgatitet për një merkato të fuqishme këtë verë, për t’u rikthyer protagonist në Premier League dhe Europë sezonin tjetër. Sipas “El Pais”, ekipi i “djajve të kuq” nuk heq dorë nga dy lojtarët e Barcelonës, mesfushori holandez Frenkie de Jong (26 vjeç) dhe mbrojtësi uruguajan Ronald Araujo (24 vjeç).

Skuadra katalanase ka deklaruar se nuk ka ndër mend t’i lëshojë dy lojtarët e saj, madje Barcelona po punon për t’i rinovuar kontratën mesfushorit holandez. Kontrata e të dy lojtarëve skadon në vitin 2026, por klubi synon t’ua rinovojë edhe për një apo dy sezone të tjera. Manchester synon të ofrojë 100 milionë euro për të dy lojtarët.

Gjithsesi, Manchester United nuk tërhiqet dhe ka gati një ofertë të mirë ekonomike për të dy lojtarët, duke u ofruar edhe një rrogë më të mirë. Skuadra angleze kërkon të shfrytëzojë vështirësitë ekonomike që ka Barcelona për të marrë dy lojtarët e talentuar, që trajneri Erik ten Hag i kërkon me ngulm.

.

Të Ngjajshme

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT! Tonali në lot, San Siro emocionohet. “Nuk mund të marr frymë…” (VIDEO)

admin

Alderweireld në minutën e 94-të me eurogol, Antwerp i Van Bommel është kampion i Belgjikës pas 66 vitesh (VIDEO)

admin

Legjenda e United vulos finalen e Champions: “Do të më djegë po City ngre Tripletën sivjet, Interi ekip me 12 humbje në kampionat”

admin

Leave a Comment