January 23, 2022
Portali Shprehja

Mandati i fundit i Taravarit në krye të Gostivarit: “Jam simpatizant i kushtetutës amerikane, dy mandate janë mjaftueshëm”

Në ditën e komunës së Gostivarit Arben Taravari zbuloi se ky mandat për të do të jetë i fundit, pasi siç tha, është simpatizant i Kushtetutës amerikane.

“Ju e dini se para do kohe gostivarasit na dhanë ekipit tonë edhe mua për një mandat të dytë, si një pro amerikan që jam dhe si një simpatizant objektiv i kushtetutës së Amerikës, unë mendoj se dy mandate janë ligjërisht edhe pa dyshim se të mjaftueshëm për cilindo që mban një post kështu këtë mandat të dytë timin e konsideroj edhe mandat të fundit ose mandatin tim të lamtumirës”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

Tact Watches

Reklame

Se kandidatët e Aleancës për Shqiptarët nuk duhet të jenë më shumë se dy mandate e deklaroi edhe kryetari Ziadin Sela në emisionin “Clik Plus”.

“Te ne po e them publikisht mbyllet meseleja e kandidatëve për kryetra komunash me dy mandate, në qoftë se do vlejë fjala ime në ASH pas 4 viteve vota ime do jetë kundër që Arben Taravari të jetë kandidatë edhe Isen Shabani të jetë kandidat”, tha Zijadin Sela, kryetar ASh-së (16 shtator 2021).

Në ditën e komunës së Gostivarit i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Stevo Perndarovski por i nuk mbajti fjalë e nuk dha ndonjë deklaratë. Në ditën e komunës u dhanë disa mirënjohje për personalitete që kanë dhënë kontribut për qytetin e më gjerë.

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment