19 C
Skopje
October 19, 2018
Offside

Mandzukic zbulon të ardhmen e Modric në “Instagram”…

Modric po, Modric jo! Milano zikaltër po bën vazhdimisht pyetje për përfundimin e dilemës për të ardhmen e kroatit. Zërat që vijnë nga Madridi janë shumë kontrakditore.

Ndoshta, një e dhënë për këtë rebus të madh të merkatos mund të vijë në mënyrë indirekte nga Mario Mandzukic, gjithnjë nëse nuk është një provokim i studiuar mirë në rrjetet sociale (që duke parë komentet e tifozëve duket i arrirë).

Sulmuesi kroat i Juventus ka postur në faqen e tij në “Instagram” një fotografi me mesfushorin e Real Madrid, shoqëruar me fjalinë: “Vera mbaroi. Erdhi koha të kthehemi në klubet tona përkatëse.”

Pra, nëse Mandzukic do të kthehet në Torino, ka shumë gjasa që Luka të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Inter shpreson që “jo”.



Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Kovac konfirmohet: Na duhet vetëm pak fat!

shprehja

“Golashënuesi i padukshëm”, sulmuesi u mbyll gojën të gjithëve

shprehja

Hamilton: Mendoj për fitoren në garën e Austin jo për titullin

shprehja