Bayern Munich duket se e ka siguruar Superkupën e Gjermanisë që në pjesën e parë të finales që po luan kundër skuadrës së Leipzig.
Bavarzët, në fakt, kanë shënuar tri herë në 45 minutat e para të takimit. Musiala ka zhbllokuar takimin në minutën e 14-të dhe Sadio Mane ka dyfishuar në të 31-ën.
Senegalezi ka shënuar golin e tij të parë në një ndeshje zyrtare me bavarezët dhe dukej se e priste me padurim këtë moment, duke parë festimin që ka bërë pas golit.
Ish-ylli i Liverpool-it i befasoi të gjithë këtë verë kur kërkoi largimin nga klubi anglez për t’u transferuar te klubi bavarez, që e bleu për 32 milionë euro.
Në mes të dy golave të realizuar nga kampionët e Gjermanisë në fuqi ka ardhur edhe një gol i Leipzig me Nkunku në minutën e 17-të, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 45-të ka ardhur edhe goli i tretë për skuadrën e Julian Nagelsmann. Gol që është realizuar nga mbrojtësi francez Pavard.
.