September 24, 2020
Portali Shprehja

Maqedonia dhe Kosova shqyrtojnë mundësinë e lëvizjes së qytetarëve pa test PCR

Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës Artan Grubi e Besnik Tahiri kërkuan nga autoritetet shëndetësore të shqyrtojnë kërkesat e për heqjen e PCR testit negativ për qytetarët e të dyja vendeve.

Përkrahja ime, inkurajimi dhe i kolegut tim është që heqja e testit të bëhet që sot, por duke garantuar edhe shëndetin publik mes qytetarëve, në përputhje me shembullin dhe praktikën mes Shqipërisë dhe Kosovës – deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral derisa lëvizja jonë me Shqipërinë është e hapur – u shpreh Besnik Tahiri, Zëvendëskryeministër i Kosovës.

Hapjen e kufijve pa kushte e kanë kërkuar edhe Odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës.

Apelojmë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal – thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës.

Javën e kaluar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologut tij nga Kosova, Armend Zemaj u vendos mbajtja e konferencës së përbashkët rajonale dhe bilaterale me qëllim lehtësimin lëvizjeve kufitare pa kushtin për PCR test negativ. Dyja resorët nuk ndajnë hollësi nga epilogu i konferencës së përbashkët. Kushtin për PCR test negativ ndaj shtetasve të Kosovës, autoritetet në vendin tonë e vendosën në fillim të muajit korrik, ndërsa 1 javë më vonë një kusht i tillë u vendos edhe nga autoritetet Kosovare. Paraditen e sotme një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur nga policia e Kosovës në tentativë për kaluar kufirin me PCR test të rrejshëm.

Adrian Kerimi

Të Ngjajshme

“Goce Dellçevi”, vazhdojnë përplasjet mes dy vendeve

admin

Viti i ri shkollor, Nedelkovski: Mësimdhënësve u mungojnë pajisjet për mësim online

admin

Spasovski paralajmëron gjoba më të larta për ata që s’përdorin maska

admin

Leave a Comment