February 26, 2021
Portali Shprehja

Maqedonia do të merr 103,200 doza të vaksinave përmes Covax, dorëzimi në fund të shkurtit

Maqedonia e Veriut përmes mekanizmit Covax do të merr 103.200 doza të vaksinës kundër Covid-19. Iniciativa e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të vaksinës do të shpërndajë gjithsej 337.2 milion vaksina në gjithsej 145 vende në të gjithë botën, transmeton Alsat. COVAX do të mbulojë shpenzimet për 92 shtete, ndërsa shtete e tjera do të mund të marrin vaksina me çmime shumë më të volitshme. Sipas An Linstrand nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vaksinat do të arrijnë në fund të muajit shkurt. Shtete do të marrin vaksina proporcionalisht me numrin e banorëve.

India do të marrë më së shumti vaksina (97.2 milion) , e ndjekur nga Pakistani (17.2 milion), Nigeria (16 milion), Indonezia (13.7 milion), Bangladeshi (12.8 milion), Brazili (10.6 milion), Kenia (4.2 milion), Sudani ( 3.4 milion), Jemeni (2.3 milion) dhe Siria (1.02 milion). Ndërsa në vendet e rajonit, Serbia do të marrë më së shumti vaksina, respektivisht – 345,600, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina – 177,000, Shqipëria – 141,600, – 103,200, Kosova 100,800 dhe Mali i Zi 84,000.

Autoritete shëndetësore në vend tashmë kanë bërë të ditur se imunizimi kundër Covid-19 në vendin tonë do të nis gjatë këtij muaji me vaksina kineze. Në vend pritet të arrijnë200,000 të tilla. Deri sa presim vaksinat, situata me Covid-19 në vend vazhdon të stabilizohet.

Në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë realizuar 463,957 teste kundër Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë tashmë ka shkuar në  93,882. Gjithsej 83,424 pacientë janë rikuperuar, kurse  2,900 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Aktualisht numri i rasteve aktive është 7,558. Më tepër raste aktive ka në Shkup-3802, Ohër – 411, Kavadarci – 379, Kumanovë – 311. Në qytete të tjera aktualisht ka më pak se 300 persona pozitivë me virusin korona.

Prej 7,558 rasteve aktive me Covid-19, vetëm 560  po trajtohen në repartet infektive në vend, ndërsa 326 pacientë po trajtohen në kovid-qendra. Aktualisht  në institucionet shëndetësore në vend ka rreth 580 shtretër spitalorë të zbrazët.

.

Të Ngjajshme

Partitë me qëndrime të ndara rreth dënimit të Mijallkovit

admin

“Monstra”, qindra forca police bllokuan Shkupin që në mëngjes

admin

Në shekullin 21 banorët e Tetovës nuk kanë ujë

admin

Leave a Comment