October 6, 2022
Portali Shprehja

Maqedonia, dy ndeshje miqësore në muajin nëntor

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do ta shfrytëzojë afatin e lirë në nëntor para Botërorit Në Katar, ku janë planifikuar zhvillimi i dy ndeshjeve miqësore.

Federata e Futbolit të Maqedonisë, është duke finalizuar detajet e fundit dhe emrat e rivalëve do të bëhen të ditur në fillim të javës së ardhshme, kur do të ketë edhe konfirmimin përfundimtar nga kundërshtarët, por një gjë është e sigurtë se do të jenë kombëtare evropiane.

Përzgjedhësi Blagoja Milevski do ta shfrytëzojë këtë hapësirë për dy takime cilësore. Kujtojmë se Maqedonia do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese ndaj Arabisë Saudite në Abu Dabi, por i njëjti do të zhvillohet me lojtarë të kampionatit vendor dhe në muajin tetor. Datat e ndeshjeve miqësore janë planifikuar për 17 dhe 20 nëntor.

.

Të Ngjajshme

“Pritja e gjatë për në BE, na detyroi të marrim pasaporta bullgarë”

admin

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Leave a Comment