September 29, 2022
Portali Shprehja

Maqedonia e Veriut dënon sulmin kibernetik të kryer nga Irani

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër sulmin kibernetik të 15 korrikut 2022, të kryer kundër Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit.

“Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese që kërcënojnë jo vetëm sigurinë kombëtare dhe sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, Trupi diplomatik duhet të largohet brenda 24 orësh
Sulme të tilla shkatërruese përfaqësojnë një shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, një përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë, si dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj” thuhet në deklaraten e ministrise se Jashtme te Maqedonise se Veriut

Për të mbrojtur interesat tona, por edhe interesat e secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, ne mbetemi unikë brenda Aleancës në trajtimin e të gjitha sfidave që kërcënojnë rendin dhe sigurinë ndërkombëtare, mbyllet deklarata e Ministrise se Jashtme.(INA)

Të Ngjajshme

Kjo ngjarje e dëshmon më së miri tmerrin që po ndodh në Rusi, pas thirrjeve të Putinit për ushtri

admin

Përshtypje: Shqipëria, vendi që hoqi “vellon e misterit”

admin

Eskalon debati mes hoxhës dhe Matoshit: Hajvan… Shko pije naj birrë

admin

Leave a Comment