February 1, 2023
Portali Shprehja

Maqedonia e Veriut sërish rrezikon të humb statusin e trashëgimisë në UNESCO

Gazetar: Mefail Ismaili

Ekspertët për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndjehen të shqetësuar se Liqeni i Ohrit ka gjasë që ta humbasë statusin e trashëgimi Botërore në UNESCO. Arian Meroli nga rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore në rajonin e Ohrit thotë se UNESCO dy vite më parë kërkoi nga institucionet që në shkurt të vitit 2022 dhe në shkurt të vitit 2023 të kenë të përgatitura dokumente me strategji dhe plan për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. Ai shton se deri më tani nuk janë konsultuar nga autoritetet dhe as nuk kanë parë dokument me plan për zbatimin e rekomandimeve nga UNESCO.

“Për fat të keq qoftë dokumentet për vitin 2022 ashtu edhe ato që pritet të dorëzohet në vitin 2023 ende nuk janë publike, akoma nuk janë diskutuar me grupet e interesit në rajon dhe që është më e keqja se koha e ngelur deri në realizimin e datës së përcaktuar nga UNESCO është shumë e limituar dhe do ta bëjë shumë të vështirë që të bëhet plan i detajuar për të përmirësuar qasjen karshi mbrojtjes dhe konservimit dhe menaxhimit të këtij ekosistemi dhe mbi të gjitha do e bëjë të pamundur bashkëpunimin konkret dhe frytdhënës midis klubeve të interesi për realizimin e atij qëllimi final, Të mbrojmë Liqenin e Ohrit si trashëgimi Botërore”, tha Arian Meroli, Ekspert për Mjedisin dhe trashëgiminë natyrore botërore.

Meroli thotë se UNESCO kërkon që të mbrohen zonat delikate që ndikojnë në prishjen e Liqenit të Ohrit, florës, faunës, në prishjen e ekosistemit, që prishin urbanizmin dhe peizazhin e qyteteve Ohër-Strugë dhe një sërë kërkesash të tjera. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini thotë se deri në shkurt do të jetë gati raporti i kërkuar nga UNESCO, dhe kanë kërkuar që ekip i UNESKO-s të vij të shqyrtoj gjendjen në terren.

“Ata të vijnë dhe ta shikojnë gjendjen reale në vendin tonë dhe nëse ka rekomandime të tjera ose nëse ka kritika konstruktive që ne të kemi mundësi ti implementojmë ato.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska thonë se janë angazhuar për të plotësuar të gjitha kërkesat që rajoni i Ohrit të mbetet i mbrojtur”, deklaroi Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

“Jemi të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve madje në këtë periudhë të mbetur madje edhe të ndryshohen dhe harmonizohen të gjitha ligjet që duhet ta rregullojnë statusin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së Ohrit, bregut të Liqenit të Ohrit, Komunës së Strugës dhe Komunë së Debërcës”, theksoi Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Në sesionin e 44 në vitin 2021, më shumë shtete lobuan dhe kërkuan që Maqedonisë ti jepet edhe një mundësim që Liqeni i Ohrit të mbetet trashëgimi Botërore, por me kusht që Maqedonia të dëshmojë me veprime që ka vullnet për të përmirësuar qasjen për mbrojtjen dhe menaxhimin e këtij rajoni si trashëgimi botërore./Alsat.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Leave a Comment