December 7, 2022
Portali Shprehja

Maqedonia e Veriut, shënon ulje vdekshmëria e foshnjave

Shënon ulje vdekshmëria e foshnjave të lindura para kohe nga 25 në 8 për qind, thonë nga Shoqata për kujdes dhe edukim të grave shtatzëna, nënave dhe fëmijëve “Lulka”. Nga kjo Shoqatë thonë se me rritjen e numrit të mbijetesës së foshnjave të lindura para kohe, dalë ngadalë po shqyrtohet çështja e ndjekjes së zhvillimit të këtyre foshnjave në disa vitet e para të jetës, prandaj, në prag të 17 nëntorit- Ditës Botërore të Lindjeve të Parakohshme, shoqata “Lulka” organizon javën e dhurimit, fonde të cilat do të dedikohen për takime të rregullta me familjet që kanë shtatzëni të rrezikshme, foshnje të lindura para kohe, për pajisje të materialeve harxhuese si dhe edukim dhe trajnim të profesionistëve shëndetësisë.

“Tashmë në korniza botërore është e qartë se tek lindjet e parakohshme deri diku ndikojnë faktorët socio- ekonomikë dhe demografikë, siç është mosha e nënës, nacionaliteti, pastaj disa shprehi siç është pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, statusi martesor, punësimi, papunësia, domethënë varfëria ndikon shumë”, tha Denis Al Khalili, Shoqata “Lulka”./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment