November 28, 2022
Portali Shprehja

Maqedonia, fillon përgatitjet për Bullgarinë

Gazetar: Mahir Thaçi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas disfatës 0-2 nga Gjeorgjia, do të mundohet që më rezultat pozitiv të mbyll ciklin eliminator të Ligës së Kombeve, kur të hënën përballet me Bullgarinë. Të gjithë janë dakord se në disfatën 0-2 në Tbilisi, kombëtarja e Maqedonisë krijoi më shumë raste për gol, por që fati sportiv nuk ishte në anën e futbollistëve.

“Sipas meje është një fitore e pa merituar, pasi që Maqedonia dominoi në terren. Mirëpo futbollistët e Gjeorgjisë i shfrytëzuan rastet. Dhe në futboll, gabimet janë pjesë përbërëse dhe vazhdimisht do të bëhen. Është dëm që ne nuk arritëm që të shënojmë të parët dhe hapim rezultatin, mirëpo ky është futbolli, andaj duhet që me kokëlartësi të shkojmë në ndeshjen e radhës, gjatë ditës së hënë….
Është një ndeshje që sjell 3 pikë. Mirëpo për ne është një ndeshje speciale, për nderë, për krenari dhe që të bëjmë të gjithë spektatorët të lumturë gjatë ditës së hënë“, tha Gjoko Zajkov, mbrojtësi i Maqedonisë.

Sulmuesi Milan Ristovski, beson se sërish janë përsëritur gabimet e njëjta si edhe në takimin e parë në Shkup.

“Sërish humbën sfidën me gabimet tona dhe është njëjtë si edhe ndeshja që e humbëm në Shkup. Përsëritën gabimet dhe një moment psiqik, humbje e koncentrimit. Është dëm, sepse mendojë se merituam më shumë, sepse kemi kualitet. Nuk na mbetët asgjë tjetër vetëm se të pushojmë mirë dhe që të analizojmë mirë përse i bëjmë këto gabimet dhe të provojmë në Shkup të shënojmë fitore….Sigurisht se do të ketë rrënie psiqike në energjinë tonë, mirëpo shpresojë që do të ngritemi, do të pushojmë dhe do të jemi gati për Bullgarinë”, shtoi Milan Ristovski, sulmuesi i Maqedonisë.

Përballja në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, do të zhvillohet më 26 shtator, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20.45.. /Alsat.mk

Nga Tbilisi i Gjeorgjisë për Alsat.mk, Mahir Thaçi

.

Të Ngjajshme

Transportuesit bllokuan udhëkryqin kryesor në Shkup, kërkojnë t’u shlyhet borxhi

Shkatërrohet karteli i drogës, 49 të arrestuar nga Europol në Evropë dhe Emirate

Ahmeti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë

Leave a Comment