September 27, 2022
Portali Shprehja

Maqedonia krijoi rastet dhe dominoi lojën, Gjeorgjia shënoi 2 golat

Në rastin e parë dhe sulmin e parë, Maqedonia kishte mundësinë e pare, kur Spirovski u fut në zonë , ndërsa në momentin vendimtar, ndrydhi këmbën pas ndërhyrjes së mbrojtësit vendas, ndërsa arbitri kryesor nuk tregoi në pikën e bardhë.

Në minutën e 9-të, pas rivënies nga këndi, Alioski godet ashpër, por tentimi i tij ndalet nga mbrojtja vendase.

Në minutën e 18-të, pas krosimit prej gjuajtjes së lirë të Enis Bardhit, në zonën e rrezikut, godet me kokë Vellkovski, por topi shkon larg portës.

Në minutën e 20, Spirovski godet ashpër nga 20 metra, ndërsa portieri vendas me forcat e fundit drejton topin në rivënie nga këndi. Në vazhdim të aksionit, Bardhi nuk është preciz nga 20 metra.

 

Në aksionin e radhës, Bardhi tenton nga gjuajtja e lirë, por në vendin e duhur është portieri Mamardeshvilli.

Në minutën e 34-të kishim mundësi që të shohim goditjen e parë të cilën e mbrojti Dimitrievski. Dhe pas rivënies nga këndi, në aksion ishte Kvaratkshvelia, i cili gjuan fortë në zonë, ndërsa Miovski e drejton topin në rrjetën e Maqedonisë për gëzim të tifozëve dh futbollistëve të Gjeorgjisë për 1-0.

Në minutën e 39-të, Zivzivadze gjuan ashpër brenda zonës, por në vendin e duhur është portieri Dimitrievski.

Pak më vonë tentoi edhe Zivziadse, por topi shkon jashtë portës së Dimitrievskit.

Në aksionin e parë në pjesën e dytë, Elif Elmasi godet nga 8 metra , por topi përfundon në pjesën e jashtë të portës së Gjeorgjisë.

Në minutën e 49-të, sërisht në skenë është Elmasi, por rezultati mbetet i pandryshuar.

Miovski kishte rast ideal për të shënuar por në momentin e fundit reagon portieri vendas. Në vazhdim të aksionit, Alioski godet ashpër nga 17 metra, por topi shkon vetëm skaj portës.

Në minutën e 54-të, Kvarshkelia rrezikon portën e Maqedonisë me goditje të fortë, por topi shkon skaj portës.

Një minutë më vonë, Milan Ristovski pas një solo aksionit, paralel me vijën e zonës së rrezikut, gjuan fortë, por topi shkon skaj portës.

Në minutën e 64-të, Velkovski gabon dhe Kvarshelia shënon pas asistimit të Zavizadse për 2-0.

Trajneri Milevski bëri katër ndryshime duke sjell në lojë Trajkovskin, Todorovski, Serafinovin dhe Atanasovin.

Në minutën e 78-të Enis Bardhi godet ashpër nga 25 metra, por portieri gjeorgjian me mund drejton topin në rivënie nga këndi.

Pak më vonë, Milevski solli në lojë edhe Agon Elezin, që debutojë në ato pak minuta sa ishte në lojë.

Në fund të takimit , Ezgjan Alioski kishte dy tentime drejt portës së vendasve, por pa mundur që të ndryshojë rezultatin.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment