October 4, 2023
Portali Shprehja

Maqedonia për herë të parë luan me fanella të zeza

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, sonte do të ndeshet me Maltën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024.

Është interesante se kjo do të jetë një ndeshje historike për Maqedoninë, sa i përket ngjyrës së fanellave. Për herë të parë në historinë e kombëtarës së Maqedonisë do të luajë me fanella të zeza.

Deri më tani Maqedonia ka zhvilluar ndeshjet me fanella të kuqe, të verdhë dhe me të bardhë, ndërsa tani për herë të parë do të luhet me një kombinim të zi. Nga ana tjetër, nikoqiri Malta do të luajë me fanellat e kuqe, standard.

.

Të Ngjajshme

Facebook dhe Instagram mund bëhen me pagesë

Deponia e Nakushtakut prap tymon, dikush e ndez zjarrin natën

admin

Gratë do të lejohen të votojnë për herë të parë në një seancë të Sinodit të Peshkopëve të Kishës Katolike Romak

Leave a Comment