November 29, 2021
Portali Shprehja

Maqedonia pjesë e retorikës parazgjedhore në Bullgari, Borisovi ka frikë nga presioni i BE

Heshtje zgjedhore në Bullgari. Nesër do të organizohen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Këto janë zgjedhjet e treta me radhë për këtë vit, pasi paraprakisht askush nuk arriti ta formojë Qeverinë e re. Në retorikën parazgjedhore, një nga temat ishte edhe Maqedonia.

“A nuk e shihni se çfarë tha Emanuel Makro – se Shkupi duhet t’i nisë negociatat deri në dhjetor. KE do të na detyrojë të tërhiqemi nga qëndrimet tona për shkak të Radevit. Rumen Radev është dëm i madh për shtetin. Ai i ka përçarë partitë dhe tani kemi një situatë anti-Radev – pro-Radev dhe anti-Borisov – pro-Borisov”, tha Bojko Borisov, kryetar i GERB.

Tact Watches

Sipas analistëve të atjeshëm, formimi i Qeverisë nuk do të jetë proces i lehtë, por konsiderojnë se nuk mundet që edhe për të tretën herë vendi të mbetet pa Qeveri.

 “Dy gjëra janë të qarta: Parlamenti i ri nuk do të jetë më i thjeshtë se dy të mëparshmit dhe formimi i Qeverisë nuk do të jetë proces i lehtë”, theksoi Borjan Dimitrov, analiste politike.

Presidenti bullgar, Rumen Radev është favoriti më i madh për fitore në zgjedhjet presidenciale. Oponenti i tij kryesor është Anastas Gerxhikov, i cili gëzon mbështetje prej 23,5%. Ai ka përkrahjen e GERB-it, partia e ish-Presidentit, Bojko Borisov. Pas tyre rreshtohet Mustafa Karadaja nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri, e cila ka popullaritet prej 7,1%, kurse kandidati i “Bullgarisë Demokrate”, Llozan Panov ka mbështetje prej 6,8%.

Të Ngjajshme

Mbi 8 mijë raste aktive me Covid-19 në RMV! KSI prite të diskutojë për variantin e ri Omicron

admin

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën “Struma” pritet që sot të transferohen në Shkup

admin

Tetovë, vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

admin

Leave a Comment