March 21, 2023
Portali Shprehja

“Marca” mesazh Mbapes: Nëse doni të fitoni Championsin, ju e dini…

Ëndrra e Kylian Mbappe dhe PSG-së për të fituar Ligën e Kampionëve u shua para kohe. Nga nokauti i parë, nga eksperienca të ndryshme, Bajern Munihu u kualifikua për në çerekfinale duke lënë jashtë yllin francez dhe skuadrën e tij.

Në të njëjtën kohë, skuadra që luftoi si askush tjetër për ta blerë në të kaluarën, Real Madridi i 14 trofeve të Ligës së Kampionëve, është me një këmbë e gjysmë në çerekfinale pas fitores së thellë 5-2 në ndeshjen e parë përballë Liverpulit.

Eliminimi i francezëve, nuk mbeti pa u zënë nga mediat spanjolle dhe në veçanti nga “Marca”, e cila ia kushtoi faqen e parë Mbappes, duke i dërguar një ftesë për t’u transferuar te spanjollët e Real Madrid. “Nëse doni të fitoni Championsin, ju e dini..”, shkruhej në ballinën përkatëse duke iu referuar Mbappes, i cili refuzoi Realin në verën e vitit 2022 duke frimosur një kontratë të re të jashtëzakonshme dhe përrallore me PSZH.

.

Të Ngjajshme

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Kjo do ju interesoj më shum duhanpirësve! 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Sonte zyrtarisht nis stina e pranverës

Leave a Comment