Marchisio: Do doja të luaja me Ronaldon te Juventusi

Në një intervistë për mediat italiane, ish mesfushori i Juventusit ka treguar eksperiencën e tij me klubin bardhezi, ndërsa ka komentuar edhe rëndësinë e trajnerëve si Deschamps, Ferrara e Conte, për ecurinë e karrierës së tij.

“Deschamps ishte i pari që besoi te unë, në vitin e vështirë në Serinë B, ndërsa me Ferrarën krijova një identitet timin, duke luajtur mesfushor anësor në një rreshtim me 3. Më pas erdhi Conte që na mësoi se çfarë është shpirti juventin, duke na rikthyer te fitimi i titujve”, rrëfen Marchisio.

Më pas mesfushori zbuloi se ka qenë Fabio Capello ai që e ka grumbulluar për herë të parë me skuadrën e parë, ndërsa tregoi se Del Piero është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij te Juve.

“Për herë të parë më grumbulloi Capello dhe stërvitesha deri vonë në mbrëmje, ndaj kishte raste kur nuk shkoja në shtëpi, por flija në makinë. Një herë më zgjoi boria e makinës së Del Pieros, pasi po flija në makinë, brenda parkimit. Ishte lojtari më i madh që kam pasur për shok skuadre, ndonëse do të doja të kisha luajtur edhe me Ronaldon”, deklaroi ish mesfushori bardhezi.

Të ngjajshme

ZYRTARE: Braga transferon yllin e Barcelonës

shprehja

Juventus – Roma, formacionet e mundshme të duelit në Coppa Italia

shprehja

Real Madridi i Zidane vendos ‘rekord të zi’ në ndeshjen kundër Sociedad

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë