Ministri i drejtësisë, Bojan Maricic, i cili deri para dhjetë ditëve ishte krye- negociatori teknik me BE, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, shprehu optimizëm se konferenca e parë ndërqeveritare me BE mund të zhvillohet në fund të këtij viti.
“Fakti që korniza negociuese tashmë po diskutohet është një sinjal i mirë për ne. Unë besoj në sinqeritetin e kryesimit gjerman për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur në atë pikë,” tha Mariçiq.