July 28, 2021
Portali Shprehja

Mariçiq nga Prespa Forumi: Rajoni të unifikohet në luftën kundër stereotipave, dezinformatave dhe korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, i pranishëm në “Prespa Forum Dialog” tha se nevojitet bashkëpunim më i madh rajonal dhe unifikim në luftën kundër stereotipave, deziformatave dhe korrupsionit. Sipas Mariçiq këto probleme janë prezent në të gjitha vendet e rajonit, prandaj fokusi duhet të vendoset në bashkëpunim më të afërt. Ai në fjalimin e tij u fokusua në rolin e organizatave dhe mediave në luftën pikërisht kundër këtyre fenomeneve devijuese.

“Roli i mediave është jashtëzakonisht i madh në largimin e stereotipave dhe ato duhet të jenë një lloj mbrojtjeje kundër gjuhës së urrejtjes, ushqyerjen e stereotipave dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Liria e mediave që ato të mund në mënyrë kompetente ta kryejnë rolin e tyre shoqëror është çështje rajonale. Është shumë i rëndësishëm edhe roli i organizatave joqeveritare në këto procese. Unë vij nga sektori civil dhe shumë mirë e di rolin e këtyre organizatave edhe në ndërtimin e urave mes shteteve në rajon. Ato mund të jenë katalizator në procese të vështira politika, që janë të shpeshta në rajonin tonë, theksoi Mariçiq.

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Leave a Comment