Marko Gjuriq i uron Bajramin qytetarëve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serb, Marko Gjuriq, u ka dërguar urimet e tij pleqve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë dhe pjesë të tjera të Serbisë me rastin e festës së Bajramit, njofton Klan Kosova.

“Festat madhështore na sjellin mesazhe shpirtërore se drejtësia, mirëkuptimi, dashuria dhe bashkimi, vlerat tradicionale dhe të pandryshueshme, janë në themelet e Islamit. Duke i ushqyer këto vlera, le të gjejmë ndjenjat e harmonisë, dhembshurisë dhe tolerancës, të shtrijmë duart dhe të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, veçanërisht për të varfrit dhe të sëmurët, që gjithashtu do të jenë udhëzuesi ynë për afrimin, mirësinë dhe mëshirën”, tha Gjuriq.

Ai gjithashtu shtoi se uron që pleqtë dhe të gjithë qytetarët e besimit islam që festat e ardhshme t’i kalojnë në paqe dhe prosperitet, shkruan Tanjug.

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Haki Abazi flet si magjistar: Me Qeverinë e re do të kalohen krejt pengesat e mundshme

shprehja

Mbërrijnë nga Italia trupat e pajetë të 12 shqiptarëve të vdekur nga koronavirusi

shprehja

Ekspertët: Gjuha e urrejtjes “lulëzon” para zgjedhjeve

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë