June 27, 2022
Portali Shprehja

Marotta konfirmon “hitet” e para të merkatos: Do të duhet të veprojmë në mbrojtje

Drejtori menaxhues i Interit lajmëron ‘hitet’ e reja të merkatos: “Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, Onana tashmë ka ardhur”. Më tej, duke folur për ‘Radio Rai’, Marotta do të nënvizonte: “Sot nuk do të ketë asnjë njoftim për Lukakun, ne duhet ta ndërtojmë ekipin duke respektuar qëndrueshmërinë financiare.

Ne jemi “zhytur me kokë” tek ai dhe Dybala, por nuk është vetëm lojtari që ka rëndësi. Lautaro është i domosdoshëm për qëllimet tona. Në mbrojtje jemi të detyruar të veprojmë, e gjithë vëmendja jonë i kushtohet Bremerit. Mkhitaryan do të zyrtarizohet javën e ardhshme, Onana tashmë ka ardhur”.

Tact Watches

Drejtori zikaltër vazhdoi: “Nuk mendoj se sot është dita e njoftimeve, por ne po punojmë shumë për të arritur në përfundime pozitive nga negociatat në vazhdim. Gleison Bremer? Sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të mbajtur mbrojtësit tanë. Mund të them se ai është një qendërmbrojtës i klasit botëror. Vëmendja jonë është sigurisht e gjallë karshi brazilianit”.

Më pas, Marotta iu rikthye duke folur për Lukakun: “Pista është e realizueshme, nuk fshihem, por duhet ta përcaktojmë mirë. Me Piero Ausilio po përpiqemi të ndërtojmë Interin më të mirë të mundshëm, por në përputhje të plotë me parametrat ekonomiko-financiarë që jemi të imponuar.

Kemi planin tonë të biznesit për të mbyllur fushatën tonë të transferimeve dhe për të ulur koston e pagave. Lautaro Martinez? E përsëris, ne po përpiqemi të ndërtojmë një ekip të fortë dhe, në këtë kuptim, ai është i domosdoshëm”.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment