June 7, 2023
Portali Shprehja

Marrëveshja e grurit në fije të perit, Rusia kërkon heqjen e sanksioneve

Rusia nuk do të rinovojë një marrëveshje për të eksportuar në mënyrë të sigurtë grurë përmes Detit të Zi përsëri nëse Perëndimi nuk heq disa nga sanksionet e saj, ka njoftuar ministria e saj e jashtme.

Marrëveshja e grurit u rinovua të shtunën dhe do të përfundojë më 18 maj. Disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikane mbështeten veçanërisht në importet e grurit nga Ukraina, duke përkeqësuar sigurinë ushqimore tashmë në një nivel krize.

Putin tha se aktualisht marrëveshja e Detit të Zi u jep përparësi padrejtësisht “tregjeve europiane të ushqyera mirë” në vend të vendeve afrikane.

Ai tha se nëse marrëveshja nuk rinovohej, Moska mund të furnizonte grurë falas për vendet në nevojë afrikane”, pa dhënë detaje.

/abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Ukraina akuzon Moskën për hedhjen në erë të digës në lumin Dnjepër

Ndryshimet kushtetuese presin epilogun e takimit Kovaçevski-Mickoski

Shutkë: Ajri i pastër, luks për banorët pranë deponisë

Leave a Comment