July 3, 2022
Portali Shprehja

Marrëveshja energjitike me Serbinë, ca vezë për Albin Kurtin

Një marrëveshje energjitike mes Serbisë dhe Kosovës, nënshkruar një ditë më parë, ka provokuar një ngjarje e të pazakontë në Kuvendin e Kosovës.

Tact Watches

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa i është drejtuar foltores në parlament, në dorë mbante disa kokrra vezë të cilat ja ofroi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se me atë vezë duhet të gjuhej kryeministri Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë.

Ajo tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015, duke gjuajtur me vezë drejt kabinetit qeverisës të asaj kohe.

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse ne tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.

Të Ngjajshme

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

admin

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Shtrenjtohen çmimet në Durrës, pushuesi tregon sa po paguajnë për 5 ditë

admin

Leave a Comment