September 29, 2020
Portali Shprehja

Martin Vulaj : “Në Uashington me 4 shtator, tre vija të kuqe

Intervistoi: Beqir SINA/INA

Martin Vulaj, me profesion Avokat, në SHBA, ish Drejtor egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, veprimtar dhe personazh shumë aktiv me diasporën e SHBA, në një intervistë për “Bota sot, flet gjerësisht për takimin që do të mbahet në Shtëpin e Bardh më 4 Nëntor, me ambasdorin Grenell dhe këshilltarin e lart O’Brain, mes delagacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Martin Vulaj aktualisht është një avokat me përvojë të shumtë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pas një periudhe realitivisht të shkurtër, “shkëputje”, ai po i kthehet sërish veprimtarisë së tij për çështjen kombëtare, veçanërisht çështjen e Kosovës.
Vulaj së bashku me zotin Elmi Berisha – Kryetar i Vatrës, z. Uk Lushi , ish luftëtar i Batalionit Atalantiku, dhe avokaten Anna Cena, ishin pjesëmarrë në takimin Zoom, nga Shtëpia e Bardhë, me Grenell, duke folur për Kosovën dhe bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në Washington. Takim ky i paraparë për më 27 Qershor, por që dështoi, duke i lënë vendin takimit që do të mbahet më 4 Shtator po në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa, në këtë intervistë sado pak me gazetarin tonë në SHBA, Beqir SINA, Avokati Vulaj, simbas mendimeve të tija, provon për të qartësuar situatën dhe për treguar mbi procesin dhe çka do të bisedohet më 4 Shtator në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të jetë prezent edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Për më shumë INA , ndiqni intërvistën e plotë me Martin Vulaj i cili është një avokat me përvojë të shumtë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe veprimtar i njohur i komuitetit shqiptar në SHBA

Udhëheqësit e dy Kosoves dhe Serbise, te premeten me 4 Shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, por në njoftimin në Twitter, nuk janë dhënë hollësi të tjera. Si e “lexoni” ju këtë njoftim i cili është shumë me ndryshe nga i pari, ku u njoftua formati dhe axhenda ? megjithse e cila nuk u realizua…

Besoj se ky ishte një lajm me përsërit takimin që ishte caktuar për 27 Qershor, por i cili siç dihet për arsye të cilat janë thënë, fatkeqësisht deshtoj të ndodhte më 27 Qershor. Domethënë, se prap është i njëjti takim si ishte lajmëruar atëhere, kështu që, unë besoj, se nënkupton të njëjtin format dhe axhend, pra të të 27 Qershorit.

Në Tweeter, Grenell dha sinjalin se mikpritës të takimit do të jetë edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, së bashku me të. Por, ka “zëra” se për një “fotografi” të paktën do të jetë edhe Presidenti Trump!!!

Për këtë nuk e di! por gjëra të tilla nuk jan të jashtzakonshme, dhe ndodhin, sidoemos nëse ka progress të theksuar në procesin. E besoj se jemi me fat që çështja e Kosovës është duke hyrë përsëri në rangje kaq të larta të Administratës së SHBA, ku dhe Presidentit vet duket se është i interesuar për realizimin e njohjes së Kosovës, nga pjesa e botës e cila nuk e njef dhe me këtë rast është se Kosova tani ka një avansimin më të madh drejt NATO-s dhe OKB-së.

Si e komentoni faktin që takimin e 4 shtatorit, duket se po e gjejnë Prishtinën, përsëri me mungesë të unitetit të brendshëm( Albin Kurti, nuk i është bashkuar, madje e ka kritikuar takimin e Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, dhe PDK nuk përfaqësohet ). A e rrezikon kjo të dëmtojë seriozisht pozicionin e Kosovës, në procesin e bisedimeve?

Kjo është e pafalshme! Të gjithë i kuptojmë grindjet politike, dhe luftën e mbrendshme për pushtet. Por, kur është në pyetje një çështje kombëtare, dhe fati i popullit, tëndë, besoj se çfardo konsensusi politik i brendëshëm, është i domosdoshëm. Kjo lloj sjellje e brendeshme duket se po e dobeson pozicionin e Kosovës, në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, Kosova, i ka institucionet e veta, sado të brishtë të jenë ato, dhe çdo marrëveshje e mundshme duhet me u miratuar nga Parlamenti i Kosovës me 2/3 të votave. Ky element i fundit oferon stabilitet dhe besueshmeri të marrëveshjes.

Megjithatë, unë kam bërë thirrje publike, për një ekip negociator e cila e përfshinë gjithë spektrin politik shqiptar, duke nënkuptuar edhe opozitën dhe pozitën. Pra të gjithë politikën, dhe shoqërinë civile në këtë proces. Më vjen mirë që Kryeministri i Kosovës, do të vazhdoi të udheqë këtë struktur, dhe kështu që të bisedohet në konform të kushtetutës së Kosovës. Besojë shumë se një struktur e tillë do e bënte këtë process më të besueshëm dhe do largonte çdo dyshim, spekullime dhe frigën që egziston, në një pjesë të shoqërisë. Gjithashtu, do eliminonte mundësinë për të shfrytëzuar këto dyshime për arsye politike.

Simbas jush që zhvilluat edhe një bised para takimit të parë, me Grenell (23 Qershor) : Çfarë bashkërendimi për sa i përket qasjes në dialog, qëllimeve të dialogut, vijave të kuqe dhe në përgjithësi platformës, sa i përket qëllimeve dhe procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, duhet të ketë delegacioni i Kosovës?

Për mua jenë tre vija të kuqe : Soveraniteti, integriteti dhe jashtë teritorialitetit. Domethënë se Soveraniteti dhe Iintegriteti teretorial nuk diskutohen dhe nuk cënohen. Jam i bindur se kjo edhe nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. Gjithashtu, nuk mund të lejohen entitete jashtë-teritoriale, mbrenda Kosovës të cilat mund të funksionojn si faktore destabilizimit nesër.

Gjeja e mirë është që Amerika, e mbështet plotësisht Soveranitetin dhe Integritetin teritorial të Kosovës, dhe besoj se nuk do e lejojë cënimin e saj, kurrësesi! Për më tepër, Administrata e SHBA-së, ne shqiptarëve na ka thënë “assurances”, dmth, na ka siguruar, se nuk do të ketë në asnjë mënyrë “Bosnjazimin” e Kosovës. Perendimi e kupton tani se kompromise tereroriale mbrenda shtetit, garanton vetëm mosfunksionimin e shtetit. Shteti duhet të jetë unik. Bile, mbas zgjedhjes se çështjes që duhet të jet me njohjen e Kosoves, radhën e ka Bosnja, për zgjedhjet e problemet të saj nga perendimi udhequr nga SHBA.

A ka ky proces qartësi dhe mungesë transparence? Nëse konsiderojmë që as Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian, nuk po e bëjnë të qartë se cili është konkretisht qëllimi, çfarë mund të presim prej këtyre takimeve ?

Processe të këtilla shpesh-herë domodosmërishtë janë të paqarta për publikun. Lind pyetja se :” Sa i qartë ka qenë procesi i marrveshjes Izrael/Emirate? Mirëpo duke ju përgjigjur pyetjes suaj, do të thoja : A do ishte shumë mirë të kishte më shumë transparencë, Po! Por, besoj se problemi është te mungesa e besimit të plot nga popullsia ndaj protagonistëve të procesit. Bile, nga do qarqe, kjo është kthyer edhe në mosbesim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Si e shof unë, interesi strategic i SHBA-së për Kosovën, është linear dhe konstant dhe, për mua, dukuria e parë e këtij interesit stratgjik ishte në paralajmërimin e Xhorxh Bush Sr. në 1992 ndaj Miloseviçit. Ka vazhduar me ndërhyrjen e NATO-së e udhëqur nga Amerika, në kohën e Klintonit, shpalljen e pavarsisë nga Xhorxh Ë. Bush, mbeshtetjen që i dha për njohje në kohën e tij Administrata Obama’s (megjithese, duhet pranuar se Administrata e Obamës, ka qenë me e dobëta karshi Kosovës, prej 1999, kur të gjithë Presidentat të tjerë, përfshirë edhe këtë aktualen janë marrë direkt me çështjen e Kosovës, ndërkohë, që nën Administratën e Obama’s, Kosova i ishte lënë në rangjet e mesme të Departamentit të Shtetit), dhe, krijimi i ushtris së Kosovës, erdhi nga Administrata Trump, (ish Sekretari i Mbrojtjes Mattis ka një rol të madh), si edhe krijimi i procesit të dialogut për hapjen e perspektivës së Kosovës për një të ardhme evropiane. Shkurt, Kosova është pjesë e strategjisë së sigurimit kombëtarë Amerikan, kështu që nuk e shof asnjë rrethanë ku SHBA e lënë Kosovën të dobësohet apo të kompromitohet.

Qëllimi i procesit, ashtu si ka shprehur vetë Presidenti Trump, është njohja ndërsjelltë që do sjellë paqe, stabilitet dhe perspektive evropian. Kjo njohje shkon direkt në interes strategjik Amerikan dhe atë Europian.

A mendon se ekziston mundësia, se këto takime paralele, pra ato në Washington, dhe këto në Bruksel, po bashkërendohen mes SHBA-së dhe BE-së? , “underground”

Po, e shof nje bashkrenditje tani të deridikushëm. Gjithënjë, Ambasadori Grenell, e di që është në lidhje me Këshilltar të Sigurimit Kombëtar, Europian, të Gjermanisë edhe të Francës, dy vendet e përfshira drejtëpërsëdrejti në procesin e bisedimeve Prishtinë – Beograd. Por ishte e qartë se Amerika, ishte e frustruar me “punën” impotente të Evropës me e zgjedhë çështjen e Kosovës, dhe Amerika punon për të mundësuar që çështja të hec përpara. Kështu që e mori këtë iniciativë për të filluar dialogun në këtë mënyrë. Dhe e besoj se kjo që bëri Uashingtoni së fundmi, prodhoj resultate se edhe Evropa u bë pak më e “gjallë” dhe e deteriminuar që të mos anashkalohet. Tani, e besoj se i kan harmonizuar qëndrimet më në fund që ky proces, të përfundoj me njohje të Kosovës, që të mundësohet edhe për t’u integruar në NATO dhe BE.

Përse Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, u mbetet e rëndësishme ajo që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ?

Një marrveshjë gjithpërfshirse do i mundëson palët (Kosovën dhe Sërbinë) me hec përpara drejtë ardhmes së tyre. Vazhdimi i dialogut me marrveshje të pjesëshme, ashtu siç është bërë deri më tani, do sjell zhagitje pafund ashtu si e kemi parë këto, 9 vjet bisdemi “lart e poshtë”, dhe pothuajse njezetë vjetë! çlirim dhe largimin e Serbisë nga Kosova Një marrëveshje gjithpërfishise nënkupton përfundimin e projektit të shtëtsimit të Kosovës që, ashtu si e ceka mësipër, do e mundëson Kosovën për t’u integruar sa shpejt në NATO, Kombet e Bshkuara, dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Kjo, ka pasur vetëm pozivitet, sidomos për sigurimin Kombëtar të SHBA-ë dhe BE-ë. “Marrëveshja-Gjithëpërfshirse” është për mendimin tim, një zgjedhje për nje çështje me potencial destabilizimi, dhe e parandalon, ose se paku e zvogëlon, ndikimin Rus, në rajon e cila është evidente. E vetmja mënyrë për të realizuar këtë, është me një marrveshje të tillë “Marrëveshja gjitheperfshirse”. Alternativa, mendojë se do e vazhdojë getoizmin politik, dhe ekonomik në mes të cilës Kosova është dhe ka qenë gjithë keto vite.

Mirëpo, Çfare duhet të kuptojmë me “Marrveshje gjithëpërfshirse” ? sipas jush!

Si e kuptoj unë, kjo do jetë një marrëveshje që fillon me njohje nga Serbia, pikësëpari, por do të ketë edhe marrëveshje për atë se si do trajtohen çështjet të tjera apo “nënkapitujt” sikur pensionet, reperacionet e të tjerë. Domethënë, mund të ketë marrveshje për “PROCESET” të cilat palët pajtohen dhe do përdoren me u zgjedhë keto nënkapitujt: Të cilat në konventë do të perdoren, të cilat gjyqe, mediator apo organe të tjera. Në këtë mënyrë, Kosova dhe Serbia, zhbllokohen dhe e ardhmja e tyre do hapet drejt Europës.

Së fundi le t’i kthemi edhe një herë asaj kur Granell, premtojë takim të shpejt, por “nuk e arrti”, madje Brukseli, e mbajti takimin, dhe Washingtoni, e përshëndeti. Si e komentoni ju këtë zhvillim aq dinamik që ndodhi për vetëm 10 ditë ? dhe më pas ra dinamika e këtyre zhvillimeve, por që u komentua gjatë ? Si dihet ju vet ishit pjesë e bisedës në Zoom me , zotin Elmi Berisha, Uk Lushin, dhe Anna Cenaj.

Po, ashtu si e përmenda më lartë, Evropa, u bë e gjallë nga friga se po anashkalohet. Është mirë që kryetarët e sheteve të Gjermanisë dhe Francës u angazhuan personalisht. Megjithatë, të gjithë e kuptojnë se një zgjedhje nga Evropa, është e pamundur pa SHBA, për shkak të mos harmonizimit të mbrendshëm të politikës së antarëve të BE-s. Kështu që lidershipi i SHBA-se është i domosdoshëm për zgjedhjen e kësaj çështje. E besoj së, më në fund, politika e Shteteve të Bashkauar dhe BE’s është e harmonizuar, dhe të gjithë tani e synojnë një proces që do përfundojë vetëm me një njohje ndërsjellëtë Kosovë-Serbi. (INA)

Të Ngjajshme

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

admin

Haradinaj: Nuk e kam njohur dhe nuk do ta njoh Gjykatën Speciale

admin

Kreu i OKB: Fundi i pandemisë nuk po duket

admin

Leave a Comment