August 11, 2022
Portali Shprehja

Masa të reja anti-krizë, do të përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulta

Këtë muaj pritet që të shpallet sërish gjendje krize në sektorin e energjisë.

Qeveria paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera të energjisë për dimër.

“Masat kundër krizës do të drejtohen ndaj atyre që janë më të cenuarit në vend, siç ishte më parë. Prandaj qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, që kanë më pak se të tjerët, duhet ta dinë se do të jenë të parët që do të preken nga këto masa”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski kujton se me rebalancin e Buxhetit janë siguruar 76 milionë euro për zbutjen e pasojave të krizës dhe tha se tashmë ka filluar dialogu me odat ekonomike për të përcaktuar masat, para së gjithash për furnizimin me energji elektrike.

“Na pret dimri më i vështirë në Evropën e pasluftës”, tha Kovaçevski.

Duke marrë parasysh faktin se Republika e Maqedonisë furnizohet tërësisht me gaz nga Rusia, kryeministri Kovaçevski thotë se do të jetë e nevojshme të sigurohet furnizim i pandërprerë përmes burimeve alternative dhe se ministrat përkatës tashmë janë duke punuar në atë drejtim në bashkëpunim me vendet fqinje.

Të Ngjajshme

Joveski: Procedime të paligjshme nuk do të tolerojë

admin

Gjendet një trup i pajetë në hekurudhën e Shkupit

Arrestohet një 28-vjeçar në Shkup

Leave a Comment