August 11, 2022
Portali Shprehja

Masat anti-kovid në aeroportin e Shkupit

Gazetar: Adnan Qaili

Deri në fund të muajit gusht, Maqedonia e Veriut nuk parashikon masa shtrënguese anti-kovid gjatë hyrje daljeve në vend. Vendi ynë është në fazën e verdhë. Tani në kohën e pushimeve sa vijnë e shkojnë edhe mërgimtarët, pengesat jo formale kanë filluar të ndihen për hyrje-dalje me Zvicrën. Në Aeroportin e Shkupit, ka disa lëshime.

Turma të shumta të qytetarëve në pritje të kapjes së fluturimeve për tu kthyer në vendet prej ku kanë ardhur, kanë bërë që të dynden dhe mos të respektojnë distancën në këtë valë të re të pandemisë

Qytetarëve të cilët me aeroplanë udhëtojnë për në Zvicër, në aeroportet shtetit helvetik u kërkohet test PCR. Nga Ministria e Punëve të jashtme e konfirmojnë këtë, duke iu referuar ankesave të qytetarëve tanë që hasin nëpër terminalet e aeroporteve zvicerane. Ata thonë se protokolli zyrtar nuk parasheh asnjë kusht.

“Edhe pse sipas informacioneve të fundit nga Protokolli i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, nuk ka kushte të veçanta për hyrje në vend, Ambasada jonë përballet çdo ditë me ankesa nga qytetarët tanë, të cilët janë ndaluar në aeroporte të Zvicrës nga kompanitë ajrore gjatë kontrollit të biletave të aeroplanit, me kërkesë për test negativ për dalje nga ai, por edhe për hyrje në Zvicër nga shërbimet kufitare zvicerane.”, thonë Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga 1 gushti rikthehet rregullorja për hyrjen në Austri nga vendet me rrezik të shtuar epidemiologjik. Për të rriturit, rregulli nuk ndryshon dhe certifikata e imunizimit të plotë është e vlefshme për 270 ditë ose testi.

Sipas rregullores, certifikata e vaksinimit të personave nën 18 vjeç nuk do të ketë afat vlefshmërie.

Aktualisht, shtetasit e Maqedonisë nuk kanë pengesa në lëvizje me vendet tjera, por shumica prej tyre heqjen e masave anti-kovid i kanë shfuqizuar për sezonin veror, që pritet të kthehen nga 1 shtatori./Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment