November 29, 2020
Portali Shprehja

Masat e reja për mbrojtje nga Kovid-19, ngecin në Kuvend

Miratimi i masave të reja ligjore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona do të marrë më shumë kohë se sa pritej. Në Kuvend, u vendos dhe më vonë u hoq pa asnjë sqarim nga rendi i ditës propozim/ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Pika nuk u diskutua aspak në seancën plenare. Shumica parlamentare sqaroi për Alsat se VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar kohë për shqyrtimin e ligjit sepse ka pasur dilema për disa dispozita. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së për Alsat sqarojnë se kanë disa vërejtje të cilat pritet t’i diskutojnë në grup të posaçëm pune ku do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët para deputetëve të opozitës do të duhet të sqarojnë nevojën e miratimit të këtyre masave. Grupi parlamentar opozitar kryesisht ka dilema rreth kompetencave të institucioneve që duhet të sigurojnë zbatimin e masave. Sipas tyre, vendosja e ligjit në rend dite ishte veprim i shpejtë, kurse pushteti duhet ta ketë parasysh se pa opozitën, në gjendjen që ndodhemi tani, nuk mund të sillen ligje të këtilla. Nga partia e Hristijan Mickoskit, zyrtarisht, nëpërmjet zëdhënësit të partisë, thonë se vlerësimin për efikasitetin e masave të reja që propozon pushteti duhet ta japin ekspertët. Ata në disa raste kishin kërkuar shkarkimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse sepse vlerësojnë se punon me diktat politik.

Për këtë duhet të flasin ekspertët, duhet të ndiqen trendet botërore dhe përvojat e tyre në menaxhimin e pandemisë. Shohim se në shumë shtete veçmë është mundur pandemia dhe numrat ulen. Vetëm te ne merr gjithmonë e më shumë hov alarmant – tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Propozim/ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojnë përdorimin e detyrueshëm të maskës edhe në ambiente të hapura, kufizim të grupimeve pas orës 22 si dhe kufizimin e takimeve familjare. Pa miratimin e ndryshimeve ligjore nga ligjvënësi, institucionet nuk kanë mekanizma për të kontrolluar zbatimin e tyre ose të sanksionojnë moszbatimin. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se këto masa, në paketë me masa të tjera plotësuese të cilat do të hynë në fuqi pas miratimit në Qeveri dhe që nuk kanë nevojë për miratim në Kuvend, pritet të japin rezultate në uljen e ritmit të infektimeve të reja.

Fatlume Dervishi

Të Ngjajshme

41 viktima dhe 1 022 raste të reja me COVID

admin

Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

admin

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi

admin

Leave a Comment