December 8, 2022
Portali Shprehja

Mashtrim me kriptovalutat, vepronin në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri

Një aksion i madh ndërkombëtar ka zbuluar mashtrim financiar me keqpërdorimin e kriptovalutave, që ka mashtruar qindra mijëra persona nga e gjithë bota. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria paraqiten si dy nga qendrat e këtij rrjeti mashtrues, njoftoi Agjencia Evropiane për Drejtësi – Eurojust.

“Me kërkesë të autoriteteve spanjolle, gjermane dhe finlandeze, Eurojust dhe Europol kanë mbështetur një aksion kundër mashtrimit masiv me investime që përfshijnë kriptovalutat. Gjatë operacionit më 8 dhe 9 nëntor në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë, janë bastisur 15 qendra thirrjeje (call-center) dhe janë arrestuar 5 persona”, njoftoi Eurojust.

Sipas Eurojust-it, të dyshuarit kanë qenë pjesë e një grupi kriminel të organizuar që kanë shfrytëzuar dhjetëra call-center në disa shtete dhe platforma onlajn për të kryer mashtrimin.

“Të dyshuarit janë paraqitur si brokerë që gjoja ndihmonin investitorët të përfitojnë shuma të mëdha të parave me investime të vogla. Në realitet, grupi kriminel i ka mashtruar viktimat duke përfituar besimin e tyre edhe nëpërmjet qendrave të thirrjes profesionale dhe modelet e tjera të të ashtuquajturit ‘inxhiniering social’. Kjo inkurajoi viktimat që të investojnë nëpërmjet platformave online të kontrolluara nga organizimi kriminal, që rezultoi me humbjen e shumave të mëdha të parave”, thuhet në njoftimin e Eurojust-it.

Skema e mashtrimit ka vazhduar të paktën nga 2016, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 milionë euro për çdo tremujor. Hetimet për këtë rast kishin filluar në vitin 2018. Nga 15 qendra të thirrjes të bastisura gjithsej, 6 janë në Shqipëri, 5 në Gjeorgji, 3 në Ukrainë dhe një në Maqedoninë e Veriut. Janë arrestuar 4 të dyshuar në Shqipëri dhe një në Gjeorgji.

TRT Balkan

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment