September 30, 2020
Portali Shprehja

Mashtroi duke ia marr 300 euro, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi kishte mashtruar një person ku kishte kërkuar 2.300 euro nga viktima që me një pasaportë false do ta dërgonte jashtë shtetit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:35 në rrugën “Peja”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari për fillim i kishte marr 300 euro viktimës, ku më pas viktima e ka kuptuar se ishte i mashtruar.

“Është arrestuari dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull  kosovar, ku kishte kërkuar 2300 euro nga viktima që me një pasaportë false do ta dërgonte jashtë shtetit. I dyshuari për fillim i kishte marr 300 euro viktimës, ku më pas viktima ka kuptuar se ishte i mashtruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjendet i vdekur një 30 vjeçar në Krushevë të Madhe të Klinës

admin

​Dha ryshfet 20 euro, dënohet me 1500 euro

admin

Aktakuzë kundër 15 personave për vepra penale që ndërlidhen me falsifikim të dokumenteve dhe krime financiare

admin

Leave a Comment