November 29, 2021
Portali Shprehja

Mashtroi rreth 420 persona për viza pune jashtë vendit, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se nga viti 2019 mashtronte qytetarët duke u marrë para e duke iu premtuar viza pune jashtë vendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore (që nga viti 2019).

Tact Watches

Dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë rreth 420, të cilëve  i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë shuma parash duke ju premtuar viza pune jashtë vendit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës deri të arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pasi në PK ishin raportuar dy raste të mashtrimit gjatë këtij viti.

“Referuar dy rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti ( gjatë muajve të fundit), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit rajonal, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë. Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: F.B.  51 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejnë veprimet e nevojshme policore. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment