February 1, 2023
Portali Shprehja

Mashtrues përmes mesazheve kërcënuese në Tetovë, SPB tregon se si duhet të veprojnë qytetarët

Nga Sektori për Punë të Brendshme përmes një njoftimi kanë kërkuar që qytetarët e rajonit të Pollogut të jenë të kujdesshëm pasi në këtë rajon janë lëshuar mesazhe kërcënuese drejt disa personave, nga gjoja funksionarë të MPB-së në Serbi, përcjell TV21. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kërkon nga qytetarët që në rast se pranojnë mesazhe të këtilla, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë njofton qytetarët se kohëve të fundit janë dërguar mesazhe drejt personave fizikë dhe juridikë nga rajoni Tetovë-Gostivar, janë shpeshtuar dërgimet e mesazheve kinse nga personat të cilët në mesazhet paraqiten si gjoja funksionarë të MPB-së së Serbisë dhe i informojnë se kundër tyre gjoja se kanë ngritur procedura gjyqësore për pedofili, pornografi kibernetike apo krime të tjera. Përveç kësaj, në mesazhet e dërguara ata kërkojnë që pranuesit e mesazheve të kontaktojnë dërguesit brenda 72 orëve në mënyrë që të mos ndiqen penalisht nga Prokurori Publik, të mos regjistrohen si dhunues seksual dhe të mos ekspozohen nëpër media. SPB-Tetovë apelon qytetarët që të mos hapin mesazhe të tilla, sepse bëhet fjalë për mashtrime dhe nëse i kanë hapur ato, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor për të marrë masat përkatëse”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Të Ngjajshme

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Leave a Comment