Heung-Min Son është detyruar qe prej operacionit te kryer prane syrit qe të luaje me maskë. Ate maske e vuri para se të startonte Kupa e Botës. Mirëpo, koreano-jugorin duket se maska e shqetëson pafund dhe në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, aty ku edhe shënoi vendosi ta hidhte tutje.
Së fundmi, sulmuesi i Tottenham theksoi se maska i pengon shikimin por i duhet ta vendosë për shkak se prindërit e tij shqetësohen shumë. “Sigurisht futbolli nuk është më i njëjtë prej kohës kur luaj me maskë. Vizioni është në rregull, por është pak shqetësuese kur më vjen topi pasi nuk e shoh pastër.
Nuk është se më shqetëson pamasë, por nuk është diçka e mirë. Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja pa maskë, por prindërit shqetësohen shumë dhe më duhet ta vendos atë.
Në ndeshjen me Aston Villa-n isha shumë i acaruar pasi humba një top dhe e gjitha ndodhi për shkak të mungesës së shikimit nga maska. Por, nuk kam çfarë të bëj pasi edhe mjekët më thonë se duhet ende ta mbaj maskën”, u shpreh Son.
.