June 23, 2021
Portali Shprehja

“Mazuti i dëmshëm”, 4 kompanive iu merren licencat e punës

Komisioni Rregullator Energjetik ka hapur procedurë të revokimit të licencës për katër kompani të naftës, që tregtojnë mazut me shumicë. Kompanitë “RKM DOOEL Shkup”, Supertrejd, Pertinaks dhe Li-Oil nga Kavadari nuk kishin rezerva operative të mazutit, dhe për këtë arsye kundër tyre hapet një procedurë për marrjen e licencës, tha kryetari i KRE-së, Bislimovski.

“Këto kompani janë të obliguara të sigurojnë pesë rezerva ditore gjatë këtij viti varësisht nga shpenzimi që e kanë pasur në vitin 2020. Nuk mundet dikush t’i mirëmbajë ato depo, e disa t’i ruajë vetëm sa për formë”- deklaroi Marko Bislimovski, KRRE

 

Po ndiqet çdo hap i kompanisë Evrotim e cila në vend ka importuar vaj të djegur të deklaruar si mazut. Ata nuk guxojnë të tregtojnë me mazut derisa nuk përfundon analiza e Inspektoratit shtetëror të tregut. Bëhet fjalë për 500 tonë mazut dhe dy cisterna që kontrollohen. Hetim zhvilloi edhe Qeveria dhe prej atje njoftuan se janë dënuar shtatë kompani për importim të paligjshëm, mungesën e rezervave, deponim dhe shitje të mazutit kontestues. Këto kompani do duhet t’i paguajnë shtetit 55 mijë euro. Kompania Blu Teknoloxhi ka shitur mazut që nuk është deklaruar në rregulloren për cilësi të karburanteve të lëngshme, ndërsa kompania SANSA AG –Shtip ka shitur mazut nga gomat mbeturina që nuk kanë plotësuar standardin për cilësi dhe ka marrë ndalesë për punë dhe është ngritur kërkesë për marrjen e licencës B.

Në kompaninë Supertrejd, ka pasur shmangie të sasisë së ujit në mazut në pesë cisterna. Në ndërmarrjet e tjera, nuk ka pasur rezerva ose përllogaritja është kryer në mënyrë të gabuar, siç është rasti me RKM të cilët mazutin e kanë deklaruar si derivat i naftës për çka nuk paguhet akcizë, dhe për çka morën edhe një gjobë prej 24,000 eurove. Në listën qeveritare është edhe kompaninë e Kavadarit Ka-Oil Enerxhi, e cila nuk ka pasur rezerva të naftës e as licencë nga KRE.

“Këtë mëngjes, të gjithë dokumentacionin, me të gjitha gjetjet dhe raportet e institucioneve kompetente, pasi ata përfunduan punën e tyre, e kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike për përpunim, veprim dhe përcaktim përfundimtar të përgjegjësisë përkatëse nga këto organe brenda kompetencave të tyre”- pohoi  Lupço Nikollovski zv/ kryeministër

Komisioni rregullator i energjetikës njoftoi se do të ketë kontroll tek të gjithë tregtarët e naftës dhe derivateve. Nëse Inspektorati i tregut vërteton parregullsi te kompani të tjera, KRE edhe për to do të nis procedurë për heqjen e licencës.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Rama për Konferencën e Parë Ndërqeveritare: Dështoi BE, ne ishim gati me kohë

admin

Avokati i Popullit: Ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale, shkelje e të drejtave të qytetarëve

admin

Mbahet Forumi i parë ekonomik në Shkup, pjesëmarrës Zaevi, Rama dhe Varheji

admin

Leave a Comment