October 1, 2023
Portali Shprehja

Mbape heq dorë nga bonusi, vitin e ardhshëm kalon te Reali

Kilian Mbappe nuk do të qëndrojë në Paris dhe PSZH nuk do t’ia vështirësojë largimin. Futbollisti ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi qershorin e ardhshëm, kur kontrata e tij do të ketë skaduar dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë skuadrën e re (Real Madrid?).

Pas një mundje krahu të vazhdueshme, parisienët kanë pranuar vendimin e sulmuesit dhe kanë arritur një marrëveshje në lidhje me bonusin e besnikërisë që Kilian duhej të merrte në këtë vit të fundit në Francë.

Sipas “L’Equipe”, Mbappe ka refuzuar një bonus prej 100 milionë eurosh që i takonte nga 1 shtatori. Kështu, paratë do të mbeten në arkat e klubit. Një mënyrë për të lajmëruar një ndarje “konsensuale”.

.

Të Ngjajshme

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

Ambasadori Qehaja: Bartësit e Institucioneve në Shkup “duhet të dëgjojnë më shumë Kosovën”

Investime milionëshe për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment