October 6, 2022
Portali Shprehja

Mbappe fundos Milan-in dhe Inter-in: operacion 150 milionë euro

Nuk është mister dobësia e Real Madrid për Kylian Mbappe, disa herë në krye të listës së dëshirave të Florentino Perez për t’i dhënë Carlo Ancelottit një dyshe ëndrrash sulmuese me bashkatdhetarin Benzema.

Paris Saint-Germain, megjithatë, i rezistoi sulmeve të klubit spanjoll, duke rinovuar kontratën e kampionit francez, i cili merr një rrogë përrallore në Paris.

Marrëveshja e re skadon në vitin 2024, me opsion për një sezon tjetër. Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse Mbappe vendos të mos zgjasë më tej kontratën me parisienët dhe të largohet nga PSG për të zbarkuar në Madrid.

E në këtë skenar as klubi i Al-Khelaifi nuk do të dilte kundër lamtumirës së Mbappes, siç ka shkruar portali ‘Media Foot’ në Francë.

Pa një rinovim të ri, verën e ardhshme sulmuesi i lindur në 1998 do të largohej vetëm një vit para skadimit të kontratës, me drejtuesit e Paris Saint-Germain që këtë herë do të përpiqeshin të merrnin një shumë astronomike dhe më pas të financonin merkaton.

Kjo është ideja e drejtorit të zonës teknike Campos, i gatshëm të privojë veten nga Mbappe për një shumë marramendëse. Dhe objektivat e PSG-së do të ishin mjaft të qarta dhe do të fokusoheshin me vendosmëri te dy yje të Serisë A.

Në fakt, dobësia e parisienëve për Milan Skriniar nuk është një mister, me sulmet e Campos që deri më tani kanë dështuar në përpjekje për të gjetur një marrëveshje me Inter-in për shifrat ekonomike.

Kampionët francezë mund të bëjnë një ofertë të re në janar, ose të presin deri në qershorin e ardhshëm dhe ta rrëmbejnë ish-lojtarin e Sampdoria-s me kosto zero, nëse sllovaku nuk rinovon kontratën e tij.

Skriniar-it i bashkohet edhe Rafael Leao, tashmë në dëshirat e të gjithë klubeve të mëdha të Europës. Chelsea e kërkoi gjatë merkatos së verës, por Milan-i refuzoi dhe tani Maldini po përpiqet ta blindojë me rinovimin e kontratës.

Londinezëve u janë bashkuar Real Madrid (nëse sulmi ndaj Mbappes dështon sërish) dhe PSG, pikërisht për të zëvendësuar ish-sulmuesin e Monaco dhe kampionin e botës në sulmin Galtier.

Campos e njeh shumë mirë Leao-n duke pasur parasysh të kaluarën e tij te Lille dhe mund ta bindë Al-Khelaifi të paguajë 150 milionë eurot e klauzolës së lirimit. Interi dhe Milani paralajmërohen: Mbappe mund të jetë çelësi i një kthese të bujshme.

.

Të Ngjajshme

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

admin

“Do t’ia thyejmë këmbët burrit tënd”; Bastoni iu përgjigjet kërcënimeve serioze të tifozëve të Barcelonës

admin

Ideatori i stërvitjeve të vështira, ndahet papritur nga jeta krahu i djathtë i Antonio Conte

admin

Leave a Comment