21.4 C
Skopje
July 16, 2019
Tech

Mbërijnë airpods 3/ Brezi i fundit i kufjeve iphone me wireless

Tact

Do të jenë rezistente ndaj ujit, si gjithmonë të rehatshme për shkak se nuk janë të lidhura e falë një teknologjie të fundit, do të kenë dhe risinë e fashitjes së zhurmave.

Ekspertët thonë se Airpods-et e gjeneratës së re do të kenë gjithashtu një përditësim, përs a i takon dizajnit, proceset e prodhimit do të ndryshojnë për të përdorur më mirë hapësirën e për të reduktuar kostot.
Në treg do të hidhen dy modele, njëri më ekonomik e më pak inovativ, tjetri me i kushtueshëm e me një dizajn pak më ndryshe.

Disa skeptike e vunë në lojë fillimisht parimin e kufijëve “wireless” të Apple-t, por në fund, ato u përhapën me shpejtësi dhe dy vjet pas prezantimit, konsiderohen produkti i dytë më i shitur i gjigantit amerikan të teknologjisë.

Vetëm vitin e kaluar, u shitën 28 milionë të tilla, e parashikimet janë shumë optimiste, shifrat po vijnë në rritje, ndaj ekspertët mendojnë se në 2021-shin, shitjet mund të mbërrijnë në 100 milionë copë.


Top Channel

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Dënohet “Facebook”/ Gjobë prej 5 miliardë dollarësh

shprehja

Bentley prezanton makinën e së ardhmes – FOTO

shprehja

22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D

shprehja