February 8, 2023
Portali Shprehja

Mbërriti super-ekspertiza për “Llaskarcën”, por nuk kishte kush ta prezantoj

Gazetar: Ardit Ramadani

Iu deshën më shumë se 1 vjet të përgatisin super-ekspertizën për aksidentin në Llaskarcë me gjithsej 50 deri në 60 faqe, prej të cilave pjesa më e madhe me fotografi, por ekspertët nga Byroja për Ekspertiza Gjyqësore nuk u paraqitën sot në seancë gjyqësore. Për shkak të mungesës së tyre u anulua seanca e sotme, e para pasi lënda nisi të gjykohet nga fillimi. Ekspertët megjithatë i kanë premtuar gjykatës se do të marrin pjesë në seancën e të enjtes, pasi prokurori dhe avokatët kërkojnë me çdo kusht që para gjykatës të dëshmojnë shtatë inxhinierët. Por familjarët kanë humbur tërësisht besimin. Bllagojçe Tërpevski i cili humbi djalin në këtë aksident tragjik thotë se kjo lëndë qëllimisht zvarritet.

“Edhe pse sot u dashtë të jenë këtu personat që e kanë punuar këtë super ekspertizë për 1 vjet, nuk erdhën, gjykata duhet që t’i dënojë këta njerëz që e bëjnë këtë, te ne kjo nxit një revoltë të madhe dhe dyshime që kjo në mënyrë të qëllimshme po zvarritet, që fajtorët, vrasësit e 16 personave mos të përgjigjen para drejtësisë, por ne nuk do të lejojmë këtë”, tha Bllagojçe Tërpevski – familjar i viktimës.

Tërpevski shtoi se gjykata shkon në atë drejtim që kjo lëndë të shkojë në harresë ndërsa të akuzuarit, të cilët sipas tij janë vrasës, të shpëtojnë pas edhe një ditë burg.

“Si të besojmë kur ne tash 4 vjet presim drejtësinë, ne kemi humbur besimin në institucionet që udhëheqin këtë proces. 4 vjet kanë kaluar, në 13 shkurt të këtij viti bëhen 4 vjet nga tragjedia në Llaskarcë, edhe sa vjet duhet të kalojnë që drejtësia të arrijë”, u shpreh Bllagojçe Tërpevski – familjar i viktimës.

Për pak ditë bëhen gjithsej 4 vjet nga aksidenti tragjik por edhe pse deri tani janë mbajtur më shumë se 100 seanca gjyqësore për këtë dhe afërsisht aq janë anuluar, epilogu i këtij rasti duket të jetë shumë larg.

Edhe pse familjarët e viktimave vazhdimisht kanë kërkuar përshpejtim të procesit gjyqësor, anulimet dhe shtyrjet e seancave gjyqësore kanë qenë për arsye të ndryshme. Edhe atë fillimisht gjykata kërkoi ekspertizë, e cila u përpilua nga fakultetet kompetente por më pas, gjykata vendosi se i nevojitet një super-ekspertizë të cilën asnjë fakultet nuk pranoi ta bëje për shkak të mungesës së kuadrit. 1 vjet e një muaj më vonë, në dhjetor të vitit 2022, super-ekspertiza u përgatit nga Byroja për Ekspertiza Gjyqësore.

Në këtë aksident humbën jetën 16 persona dhe 37 tjerë u plagosën, të akuzuar janë pronarë i Durmo Tours, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski dhe 3 punonjës tjerë të stacionit për kontroll teknik. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Leave a Comment