November 27, 2020
Portali Shprehja

Mbeturinat mjekësore nga qendrat e Kovid-19 asgjësohen në furrë 40-vjeçare të vjetër

Kriza me Kovid 19 ka rritur vëllimin e mbeturinave mjekësore që po dërgohen për asgjësim në deponinë Drisla të Shkupit ku digjen në furrën që është 40 vite e vjetër. Në nivel mujor në Drislla sillen 70 ton mbeturina mjekësore, ndërsa prej tyre 15 ton janë nga qendrat Covid. Të gjitha këto mbetje të rrezikshme dhe infektive as muajt e ardhshëm nuk do të asgjësohen në sistem të ri të mbetjeve mjekësore që shteti ka dështuar ta instalojë që nga viti 2012. Kryetari i Shkupit, Shilegov, para dy viteve paralajmëronte se furra e re do të vihet në funksion në verën e vitit 2018. Por kjo nuk ndodhi. Pse premtimi nuk është përmbushur? Shilegov jep këtë shpjegim:

Furra e re, përkatësisht autoklava për asgjësimin e mbeturinave mjekësore, është prokuruar. Megjithatë, duke qenë se jemi trashëgimtarë ligjor të situatës në Drisla dhe kemi trashëguar dokumentacion të parregullt ndërtimor, përkatësisht procedurë për lëshimin e lejes së ndërtimit, e njëjta është në vazhdim e sipër dhe pres që të përfundojë së shpejti”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Furra e vjetër e cila aktualisht i asgjëson mbetjet mjekësore nuk është as e servisuar rregullisht. Edhe pse kjo duhet të bëhet një herë në vit, këtë vit nuk është bërë.

Vetë situata dhe kriza me Covid 19 nuk na lejon ta bëjmë këtë, kështu që çdo ditë rritet theksi në mbrojtjen e furrës në mënyrë që të mos humbasë funksionalitetin dhe të mos shkaktojmë ndonjë problem tjetër. … “-tha Kosta Nachevski, drejtor i Drisla-s.

Nga Drisla premtojnë se sistemin e ri për trajtimin e mbetjeve mjekësore duhet ta presim në pranverë.

Igor Stefanovski

The post Mbeturinat mjekësore nga qendrat e Kovid-19 asgjësohen në furrë 40-vjeçare të vjetër appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Shtabi Qendror për Menaxhim me Kriza do të mbajë mbledhje

admin

Gjendja me Covid-19 po stabilizohet, s’ka nevojë për shtrëngim të masave

admin

Institucionet e shkencës dhe kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me deklaratë të përbashkët për UÇK-në

admin

Leave a Comment