August 16, 2022
Portali Shprehja

Mbi 10 mijë teste për një javë- gjysma pozitive

Gazetar: Adnan Qaili

Rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka shtuar kërkesat për testime, por të dielën qendrat e shëndetit publik janë me pushime. Funksionojnë vetëm pikat private të testimit. Qytetarët ankohen për gjetje të terminëve për testime PCR edhe gjatë javës. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë javës që lamë pas janë dyfishuar diagnostikimet pozitive krahas testimeve të bëra.

“Sipas raporteve ditore të publikuara për javën e fundit të korrikut janë bërë 10,385 testime PCR, prej të cilave 4,854 kanë rezultuar pozitive. Nga këta të diagnostikuar 1,099 janë re infektuar nga virusi korona”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Java 4 e Korrikut PCR teste Raste pozitive Re infektime
E hëne 2,989 1,261 295
E marte 2,100 957 210
E mërkure 1,828 897 215
E enjte 1,866 884 190
E Premte 1,602 855 189
Rezultati 10,385 4,854 1,099

Nga Instituti i Shëndetit Publik thanë se nuk ka nevojë për më tepër pika të testimit, duke potencuar që qytetarët duhet më tepër të orientohen për imunizim.

Drejtori Shaban Mehmeti tha se janë rihapur tri qendrat e vaksinimit në Shkup, në Poliklinikën Jane Sandanski, Bukuresht dhe në Çair. Po shikohet mundësia e shtimit të kapaciteteve në qytetet më kritike: Shkupi, Kumanova, Manastiri, Ohri dhe Prilepi.

“Tani jemi në një periudhë të rritjes së valës së re, e cila akoma nuk e ka arritur pikun maksimal të kovid pozitivëve. Sigurisht vjen si pasojë e kohës së pushimeve, lëvizshmëria e shtuar, qëndrimi i përbashkët i njerëzve në ambiente të mbyllura, grupimet shoqërore pa respektuar distancën. Flas jo vetëm për nivelin lokal por edhe më gjerë. Nga Qendra evropiane e kontrollit të sëmundjeve dhe nga EMA rekomandohet që moshat mbi 60 vjeç dhe qytetarët me sëmundje shoqëruese të vaksinohen me boost-er dozat”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me virusin korona në botë, është në rritje prej 2 muaj.

Varianti BA.5 shmangë mbrojtjen imune, të siguruar nga vaksinimi ose nga infeksioni mëparshëm.

Por, nuk është agresiv dhe kalohet me lehtësi pa pasoja fatale. Vdekje shkakton vetëm në raste shumë të komplikuara, kur pacientët janë me komorbiditete.

Parashikohet edhe modifikimi i vaksinave anti kovid./Alsat.mk

 

 

.

Të Ngjajshme

Çfarë mund të ndodhë nëse ndaloni së ngrëni plotësisht vezët?

“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare

Sofja mirëpriti rekomandimet e miratuara për personalitetet historike

admin

Leave a Comment