December 1, 2020
Portali Shprehja

Mbi 40 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Foto: Ilustrim

Numri i të prekurëve në nivel botëror nga koronavirusi ka mbërritur mbi 40 milionë veta. Kjo bëhet e ditur nga të dhënat e “Worldometer”, ku saktësisht numërohen 40.014.845 veta.

Numri i atyre që kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë është 1,1 milionë veta, ndërsa janë shëruar rreth 30 milionë veta, përcjell INA.

Aktualisht ka 8,9 milionë raste aktive të sëmurë nga koronavirusi, prej të cilëve mbi 71 mijë në gjendje kritike.
Numri më i madh i të sëmurëve është në SHBA, më pas vijojnë India, Brazili, Rusia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, etj.(INA)

Të Ngjajshme

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

admin

Kushtetuesja vendos për fatin e qeverisë Hoti, seanca në transmetim të drejtpërdrejtë

admin

BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, shtyhen edhe për Maqedoninë

admin

Leave a Comment